Futboll La Liga Sport

ZYRTARIZON TË ARDHMEN E BUJSHME/ Coutinho: Vetëm ky ekip plotëson ambicjet e mia

Philippe Coutinho ka hedhur poshtë çdo zë se ai do të rikthehet në Premier League sezonin tjetër. Sulmuesi brazilian u transferua në janar të vitit të kaluar (2018) nga Liverpool te Barcelona, ku humbi shumë shpejt shkëlqimin. Mediat britanike kanë shkruar së fundi se janë disa skuadra të Premier që kanë kërkuar lojtarin, por vetë Coutnho shprehet se për të rikthimi në Angli është një hap pas.

“Mendja ime aktualisht është vetëm te Barcelona dhe për asgjë tjetër. Rikthimi në Angli nuk është pjesë e planeve të mia për të ardhmen. Barcelona është shtëpia ime e dytë. Këtu kam fituar trofe, por kam ambicje që vetëm ky ekip mund të m’i japë. Ndaj do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”, ka deklaruar Coutinho për të përditshmen britanike “Sunday Mirror”.

“Nuk kam asnjë arsye përse të largohem. Unë jam i lumtur në Spanjë dhe jam në ekipin më të mirë në botë”, u shpreh më tej Coutinho, që këtë sezon ka luajtur si titullar në 19 nga 31 ndeshjet e skuadrës së Barcelonës në La Liga. Ai ishte titullar edhe të shtunën, në fitoren 2-0 që ekipi katalanas arriti ndaj Atletico Madrid, duke hipotekuar titullin kampion.

Related posts

SPECIALE/ Festimi me shqiponjë: Ja futbollistët e huaj që janë “dashuruar” me këtë xhest

Isa.Autor

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon? Unë jam krejtësisht ndryshe…

Q.Autor

Papagalli Njuton bën parashikimin, Kupën e Botës do ta fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment