Futboll Sport

Botërori 2018/ Tabarez zbulon listën, Uruguaji tremb me sulmin

Sulmuesit Luis Suarez dhe Edinson Cavani qëndrojnë në krye të listës me 26 lojtarë të Uruguait të thirrur nga trajneri Oscar Tabarez për Kupën e Botës. Nicolas Lodeiro, 29 vjeç, gjithashtu ka marrë një ftesë, ndërsa Lucas Torreira i Sampdoria kryeson një kontigjent me gjashtë lojtarë të zgjedhur nga Serie A. Uruguai përfundoi në vendin e dytë në grupin e CONMEBOL dhe do të përballet me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin në Grupin A. Skuadra përfundimtare me 23 lojtarë do të publikohet para katër qershorit nga trajneri Tabarez, ndërsa “La Celeste” e nisin fushatën e tyre të Kupës së Botës kundër Mohamed Salah & Co më 15 qershor.

Ja lista paraprake me 26 lojtarë:

Portierë: Fernando Muslera (Galatasaray), Martin Silva (Vasco da Gama), Martin Campana (Independiente)

Mbrojtës: Diego Godin (Atletico Madrid), Sebastian Coates (Sporting CP), Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid), Maximiliano Pereira (FC Porto), Gaston Silva (Independiente), Martin Caceres (Lazio), Guillermo Varela (Penarol)

Mesfushorë: Nahitan Nandez (Boca Juniors), Lucas Torreira (Sampdoria), Matias Vecino (Inter Milan), Federico Valverde (Real Madrid), Rodrigo Bentancur (Juventus), Carlos Sanchez (Monterrey), Giorgian De Arrascaeta (Cruzeiro), Diego Laxalt (Genoa), Cristian Rodriguez (Penarol), Jonathan Urretaviscaya (Monterrey), Nicolas Lodeiro (Seattle Sounders), Gaston Ramirez (Sampdoria)

Sulmues: Cristhian Stuani (Girona), Maximiliano Gomez (Celta Vigo), Edinson Cavani (PSG), Luis Suarez (Barcelona)

 

Related posts

U STËRVIT TEK ISH-KLUBI I ANDERLECHT/ Lukaku “tërbon” drejtuesit e “Djajve të Kuq” me veprimin e tij, ja gjoba të majme

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Java 26-të, luhet në dy ditë, spikat Partizani-Flamurtari

Q.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ 30 minutat e takimit Florentino Perez-Zidane, ku u vendos “divorci”

Delo.autor

Leave a Comment