Çiklisti britanik Simon Yates, ka fituar sot etapën e 11-të të Xhiros së Italisë, Asisi-Osimo, 156km e gjatë, një etapë mikse dhe me një malore të lehtë në kilometrat e fundit (3h25’53”). Një triumf i merituar i Yates, që tregoi se jo më kot kryeson këtë edicion të 101-të të Xhiros, duke mbajtur të veshur edhe fanellën rozë të liderit. Në kilometrat e fundit, ai u bë protagonist i një shkëputje, por pas tij qëndroi edhe holandezi Tom Dumoulin, kampioni në fuqi, që mbërriti në finish 2 sekonda pas britanikut. Ndërsa i treti u klasifikua italiani Davide Formolo, me 5 sekonda pas fituesit.
Në renditjen e përgjithshme, Simon Yates vazhdon të dominojë (47h08’21” koha e britanikut), duke e çuar në 47 sekonda avantazhin ndaj Dumoulin, ndërsa në vendin e tretë qëndron francezi Thibaut Pinot, me 1’04” më shumë se britaniku. Vazhdon në këtë turne edhe gara e çiklistit kuqezi Eugert Zhupa, që e mbylli etapën e sotme në vendin e 150-të, me 13’34” më shumë se Yates. Ndërsa në renditjen e përgjithshme të Xhiros, shqiptari që garon me skuadrën e Wilier Triestina-Selle Italia, ndodhet në vendin e 168-të, me 2h28’03” më shumë se britaniku.
🇬🇧 Rankings: https://t.co/HpdjYafAhT | 🇮🇹 Classifiche: https://t.co/w86q8UlAr2 | 🇪🇸 Clasificacion: https://t.co/qxsGBjNe4c#Giro101 pic.twitter.com/rWFusl5Jzj
— Giro d'Italia (@giroditalia) May 16, 2018