Futboll Sport

Botërori, Paul Pogba merr rrugën e vështirë te “Gjelat’

Paul Pogba kthehet pas në kohë, pikërisht në turneun e Kupës së Botës që u zhvillua në Brazil, ku ai fitoi çmimin “Lojtari i ri më i mirë i turneut”. Dhe, ai shpreson që të bëjë më mirë në këtë kompeticion që do të nisë muajin e ardhshëm duke u krahasuar me bashkëmoshatarët e tij për të marrë një tjetër trofe të ngjashëm.

Pogba ka eksperiencë në këtë turne, pasi ka arritur që të grumbullohet 51 herë nga kombëtarja e “Gjelave”. I pyetur nëse ai mund të jetë lideri i Francës në Rusi, Pogba për “Canal +” u përgjigj: “Shpresoj tani, në Kupën e Botës. Do të marrë në dorë frenat e ekipit të Francës dhe do të përpiqem të bëj më të mirën dhe të jem shefi si në fushë dhe jashtë saj”.

“Kam dëgjuar shumë, duhet të jap përgjigjen time në fushë dhe t’i tregoj çdokujt vlerat e mia. Isha lojtari më i mirë në Botërorin e vitit 2014. Shpresoj që të jem lojtari më i mirë i gjithë Botërorit. Kjo do të ishte madhështore”.

Pogba ka kaluar një sezon të përzier në “Old Trafford”, ku ka qenë shpeshherë jashtë dhe brenda fushës. Por, në finalen e FA Cup kundër Chelsea-t që do të luhet këtë fundjavë, mesfushori ka shansin që të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë.

Gjatë gjithë sezonit pati lajme se marrëdhëniet e Pogba me Jose Mourinho ishin të tensionuara. Francezi pëlqen që të përplaset me trajnerin e tij, por për anën e mirë. “Ndonjëherë shoh gjëra që ai nuk i sheh dhe ndonjëherë ai shikon gjëra që unë nuk mundem”, thotë Pogba.

“Por, nuk do të thotë se është keq. Është mirë. Kushdo mund të shohë disa imazhe të miat që jam duke biseduar me trajnerin. Ne mund të kemi mosmarrëveshje, por ai vijon që të jetë trajneri dhe unë lojtari. Ai është trajneri, ai vendos dhe unë pranoj, unë përgjigjem në fushë”, përfundoi francezi.

Related posts

TELENOVELA VAZHDON/ Transgjinorja plas “bombën” për Icardin, sulm i drejtpërdrejtë për argjentinasin (FOTO)

Delo.autor

Rrogë e “çmendur” për TORASËN, argjentinasi vendos rekord në klubin e FLAMURTARIT

Isa.Autor

Tensione në kampin francez, Deschamps kritikon Dembelen

Sadik.Autor

Leave a Comment