Futboll Sport

Botërori rus ka rregullat e veta, zbuloni cilat janë!

Rusia përgatitet për Kupën e Botës dhe autoritetet atje duan të sigurohen që gjithçka të shkojë në perfeksion. Dhe për të bërë figurë të mirë në muajin që do të zhvillohet turneu më i ndjekur i globit janë parashikuar disa rregulla dhe kufizime tepër të veçanta…

Disa janë të logjikshme, të tjera vërtet të veçanta. Por sidoqoftë, nëse do të udhëtoni për në Rusi gjatë Botërorit kini parasysh këto rregulla për t’u ndjekur.

Mund të quhet edhe Botërori i plastikës. Për të ndihmuar në mbledhjen e materialeve të riciklueshme do të jetë e ndaluar shitja e pijeve alkoolike me shishe xhami në një rreze prej dy kilometrash nga stadiumet apo stacionet. Të paktën në Moskë ky rregull është i vlefshëm përgjatë gjithë periudhës. Më ndryshe në qytetet e tjera ku kufizimi hyn në fuqi vetëm tre orë para ndeshjes.

Për arsye të sigurisë publike, për dy muaj, në datat 25 maj – 25 korrik, do të jetë e ndaluar që të blesh ose të regjistrosh armë zjarri. Sa i përket manifestimeve mund të organizohen vetëm jashtë qyteteve dhe me sa më shumë mbrojtje. Në Volgograd për shembull tubimet mund të bëhen me maksimumi 150 vetë dhe në orarin zyrtar të punës, 9:00 me 17:00.

Kush mendon se mund të shkojë në Botëror dhe të xhirojë pamje nga ndeshjet ose nga jeta e përditëshme atje me dron, e ka kuptuar gabim. Përgjatë gjithë periudhës që do të zgjasë turneu hapsira ajrore e qyteteve ruse do të kontrollohet nga ministria e Mbrojtjes që ka njoftuar më herët se çdo dron që do të kapet në ajër do të rrëzohet duke përdorur edhe sistemet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë.

Po brenda stadiumeve çfarë mund të marrim me vete? Praktikisht asgjë. Tymueset dhe flakadanët sigurisht që janë të ndaluar, por edhe çadrat me bisht, biçikletat dhe shkopinjtë për të bërë selfie. Sigurisht që është e ndaluar të fusësh në stadium armë zjarri dhe drogë, ndëshkimi do të jetë i rëndë për shkelje të tilla.

Trafiku është një prej problemeve më të mëdha në Rusi dhe për ta zgjidhur qeveria ka vendosur ta sulmojë me rrënjë fenomenin. Qendrat e qyteteve do të kthehen të gjitha në pedonale gjatë ditëve që ka ndeshje, ndërsa transporti interurban do të ketë modifikime, si përshembull nuk do të mund të udhëtohet për në një qytet ku ka ndeshje nga një qytet tjetër.

Fobia që kanë në Rusi nga zjarri është për shkak të marrëdhënies së tmerrshme të disa prej qyteteve kryesore me të përgjatë shekujve, kështu që do të jetë e ndaluar kategorikisht të ndezësh zjarr ose të bësh barbeque. Dhe ky rregull nuk vlen vetëm për hapsirat publike. Në disa qytete edhe qytetarët nëpër shtëpitë e tyre do ta kenë të ndaluar të pjekin mish në oborr.

Por rregulli më interesant është i zbatueshëm vetëm në Volgograd. Praktikisht qyteti do të paralizohet kur të luhen katër ndeshjet e programuara. Autoritetet i kanë kërkuar qytetarëve të mos shkojnë në punë dhe ta marrin pushim ditën kur ka ndeshje. Sigurisht kjo nuk vlen për punonjësit e shërbimeve publike dhe bareve e restoranteve. Ndërsa të tjerët do ta bëjnë pushim me zor.

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK BAYERN/ Lewandowski ëndërron të luajë tek gjigandët spanjoll…

Delo.autor

Statistika/ Ja sa lojtarë të Milanit kanë luajtur në finale të Botërorit që nga viti 1982

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK KAMPIONËT MOLDAVË/ Ja kur pritet që Regi Lushkja të debutojë me Sherif Tiraspolin…

Delo.autor

Leave a Comment