Formula 1 Sport

Brawn: Ndryshimi i aerodinamikës, për një F1 më spektakolare

Formula 1 do të pësojë ndryshime të tjera duke nisur nga viti 2019. Këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ratifikoi vendimin e marrë nga Komisioni i Formulës 1 për modifikime të reja në makina, për të përmirësuar aerodinamikën e tyre, në mënyrë që në pistë të ketë më shumë parakalime gjatë garave.

Ai që shpjegoi arsyen e marrjes së këtij vendimi ishte Ross Brawn, një prej drejtuesve të “Liberty Medias”.

“Është e rëndësishme të theksohet se, ky vendim u mor pas një sërë bisedimesh intensive, pasi u studiuan propozimet e FIA-s që kishin mbështetjen e shumicës së skuderive të Formulës 1”, tha Ross Brawn.

“Ishte një mënyrë e shkëlqyer për të punuar së bashku për një Formula 1 më të mirë e më spektakolare, që është ajo që duan FIA, Formula 1, skuderitë dhe të gjithë tifozët. Vendimet e marra nga grupi strategjik i Komisionit të Formulës 1, që u miratuan në Këshillin Botëror të FIA-s për disa modifikime në aerodinamikën aktuale, janë një hap i rëndësishëm përpara për promovimin e dueleve mes pilotëve në pistë, e për më shumë parakalime duke nisur që nga viti 2019”, vijoi më tej ai.

Vendimi i marrë parashikon ndryshime në krahët e makinave të F1-shit, në pjesën e përparme, në mënyrë që të bëhet më efektiv përdorimi i sistemit “DRS” nga pilotët, në momentet kur tentojnë parakalimet.

Related posts

NOTARJA SEKSI/ Dua të ftoj RONALDON për një NATË, më pëlqen të bëj…

Isa.Autor

Juventus, me fat që ka një tifoze të tillë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ “ZIKALTËRVE”/ Trajneri Pirlo dhe Juventus kryqëzojnë gishtat për rikuperimin e dy yjeve

Delo.autor

Leave a Comment