Bundesliga Futboll Sport

Bundesliga kampionat i “lodhur”, sondazhi nxjerr Bayern kampion deri në vitin 2025

Bundesliga ka një problem të madh për të zgjidhur. Nuk gjendet një rival për Bayern Mynih, që ka fituar titullin kampion në 6 edicionet e fundit, madje edhe duke arritur të përmbysë disavantazhe të mëdha pikësh në renditje me rivalët, siç ndodhi këtë sezon pas largimit të Ancelotti.

Një kampionat pa emocione dhe ku rivalët e Bayern ndryshojnë nga seozni në sezon, por asnjëri nuk arrin ta ndalë këtë marshim. Edhe pse dje Eintracht e mposhti skuadrën bavareze 3-1 në finalen e Kupës së Gjermanisë, kjo më së shumti konsiderohet si një rastësi nga specialistët, që e shohin Bundesligën një kampionat të “lodhur” për sa i përket rivalitetit.

“Kur fiton një kampionat 6 sezone radhazi emocionet sa vijnë e pakësohen, ndërkohë që futbolli është emocion. Do të preferonim që të kishte më shumë rivalitet në Bundesligë, ku ekipe si Burtmund, Schalke, Lepzig etj., të duelonin për titull apo edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Karl-Heinz Rummenige.

Pra, duket qartë që ka shumë diferencë mes Bayern dhe skuadrave të tjerë, një hendek i madh që vështirë se mbushet kaq shpejt. Sipas një sondazhi të “Kicker”, kjo monotoni në Bundesligë, do ta bëjë Bayern një ekip edhe më të vetmuar në krye të renditjes, pasi bavarezët, sipas sondazhit, do të vazhdojnë të dominojnë deri në vitin 2025.

Related posts

KATËR JAVË PA SHËNUAR/ Vllaznia ndanë në “paqe” pikët me Luftëtarin

Delo.autor

REAGIMI I VENDLINDJES/ Nderrohet edhe fotografia tek “Rruga Mesut Ozil”

Isa.Autor

E BUJSHME. U dëmtua në sfidën ndaj Crvena Zvezdës, ja ekzaminimet e yllit të Milan…

Delo.autor

Leave a Comment