Futboll Sport

Bushiç lë pas dëmtimin, një armë më shumë për Beharin

Humbja me Luftëtarin ndali një ecuri prej dy fitoresh radhazi në kampionat për Flamurtarin. Sigurisht që triumfet ndaj Lushnjës dhe Teutës rikthyen qetësinë në Vlorë, por matematika nuk i lejon kuqezinjtë të relaksohen në këtë fund sezoni.

Me 43 pikë të grumbulluara në teori vlonjatët duhet të kishin siguruar mbijetesën, por në këtë sezon të çuditshëm në fakt nuk rezulton i tillë. 5 javë deri në fund dhe skenarët për Flamurtarin janë të hapura, si për Europën, por edhe për mbijetesën.

Me 15 pikë në dispozicion, gjithçka është e mundur, me Flamurtarin që shpreson ende tek zona europiane, ashtu siç konfirmoi edhe vetë trajneri i përkohshëm Ardi Behari në përfundim të sfidës me Luftëtarin. Por vlonjatët duhet të tregohen të kujdesshëm se po 15 pikë kanë në dispozicion edhe skuadrat që garojnë për mbijetesë, kur duelet direkte pothuajse janë ezauruar.

Deri në fundin e kampionatit vlonjatët do të luajnë 3 ndeshje në shtëpi dhe 2 në transfertë, ndërkohë që për stafin priten lajmet e mira nga infermieria. Sulmuesi brazilian Danilo Alves është një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë, çka u pa edhe në sfidën ndaj Luftëtarit.

Megjithatë ajo që bindi në transfertën e Gjirokastrës ishte forma e kapitenit Tomislav Bushiç, që po rigjen formën e tij optimale pikërisht në sprintin final të sezonit. Me të në formën optimale, Flamurtari është e vështirë të rrëshqasë në klasifikim, madje mund të synojë pa frikë zonën europiane.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas triumfon në Turqi, Verstappen rimerr kreun e renditjes

Delo.autor

​Juventus/ Marotta: Ja si e transferuam Dybalan

Q.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ U la në stol prej kohësh, trajneri i ri “ngre në qiell” LENJANIN

Isa.Autor

Leave a Comment