Futboll Sport

“PO LUANI ME NERVAT E MIA”/ Marco Reus shfryn ndaj gazetarit: Gjithmonë i njëjti m*t…

Kapiteni i Borusia Dortmund, Marco Reus, ka hedhur poshtë zërat se skuadra po vuan nga problemet e mentalitetit, pasi këta të fundit barazuan 2-2 me Aintrahtin e Frankfurtit.

Verdhezinjtë ia dorëzuan dy herë epërsinë skuadrës së Adi Hyter, duke bërë një tjetër hap fals në kampionat këtë sezon dhe duke mbetur tri pikë pas kryesuesve aktualë, Leipzig, në klasifikimin aktual. “Po luani me nervat e mia”, tha Reus për “Bild”, kur u pyet se ky Dortmund nuk ka mentalitetin e një skuadre fituese.

“Autogoli ishte problem mental sipas jush? Ne nuk e menaxhuam mirë atë moment duke pësuar golin e barazimit. Ku hyn mentaliteti këtu? Çdo javë, i njëjti mu**t me ju. Duhet të mbrohemi më mirë në pesë minutat e fundit. Nuk e di se si erdhi goli i barazimit. Mendoj nga një rivënie anësore. Kjo thjesht nuk mund të ndodhë. Por nuk ka asnjë lidhje me atë që pretendoni ju. Ju lutem bëhuni më të arsyeshëm dhe flisni me logjikë pasi ju ndjekin shumë tifozë”, tha kapiteni i Borusias i revoltuar.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Yjet e Bayern dhe Borussia së shpejti në krah të Ronaldos

Isa.Autor

Mijatovic shigjeton Zidane: Real Madridi shumë i trembur, nuk ka siguri

Q.Autor

Nainggolan “shpërthen” ndaj homoseksualitetit, zbulon të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment