Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH?! Tek Milani edhe Gattuso rrezikon shkarkimin…

Nëse Milan nuk do të arrijë të sigurojë një vend për të luajtur në Europa League në sezonin e ardhshëm, atëherë janë të shumtë ata që rrezikojnë vendin e punës.

Lajmin e ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport”, që shkruan se pa Kupat e Europës, pronarët kinezë do të vënë në diskutim të gjithë projektin teknik, ku nuk është Mirabelli, drejtori sportiv, i vetmi që rrezikon vendin e punës.

Drejtori aktual i Napoli, Giuntoli, është ai që i pëlqen kuqezinjve, duke parë se me largimin e Sarri edhe ai mund të largohet nga klubi i De Laurentiis, por jo vetëm kaq…

Shtypi italian shkruan se me largimin e Mirabelli, nëse Milan nuk shkon në Europa League do të jetë fundi edhe për trajnerin Gennaro Gattuso, pavarësisht se sapo rinovoi për tre vitet e ardhshëm. Arritja në një nga shtatë vendet e para ishte detyra e trajnerit kuqezi. Nëse dështon…

Related posts

“UNË E BINDA TË QËNDRONTE”/ Zbulimi i ish-këshilltarit të Lewandowski-t: Ja pse donte të shkonte te Real-i

Delo.autor

FORMULA 1/ Fitore historike për Ocon. Alonso i mohon mrekullinë rekordmenit Hamilton

Delo.autor

MILANI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin e dytë Cutrone (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment