Futboll Sport

Apeli i Hysaj për Napolin: Duhet të qëndrojmë të bashkuar…

Elseid Hysaj pranoi se Napoli mori një goditje të madhe në moral në momentin që pa Juventus të fitonte 3-2 ndaj Inter, me përmbysje, por shqiptari mendon se kjo skuadër mund të fitojë titullin kampion nëse lojtarët nuk largohen.

“Disa ndeshje nuk shkuan ashtu si duhet, – tregon mbrojtësi. – Ne ishim në një hotel në Firence dhe kur pamë atë që ndodhi mes Inter dhe Juventus patëm një goditje të madhe psikologjike. Ne jemi profesionist dhe ishim entuziastë, por atë natë gjërat ndryshuan radikalisht.”

Hysaj vazhdoi: “Napoli është një ekip i madh dhe do të jemi të suksesshëm. Sivjet nuk fituam titullin, por nëse qëndrojmë të bashkuar do të fitojmë titullin në sezonin e ardhshëm. Juventus është një ekip i fortë, por ne kemi treguar shpesh se mund t’i rivalizojmë. Napoli do të dalë kampion, nëse nuk përçahemi.”

Related posts

ZBULON NJË HISTORI MERKATOJE/ Dragusin: CR7 nuk ishte asnjëherë arrogant, më shtyu të shkoja tek…

Delo.autor

ANALIZA/ Lukaku, nga Inter te Chelsea falë Milan-it dhe Roma-s

Delo.autor

“NUK E KUPTOJ DOT”/ Legjenda e Milanit kundër Donnarummës: Do të preferoja më pak puthje, por…

Delo.autor

Leave a Comment