Champions League Futboll Sport

Champions, apo kampionët e turpit?!

E përditshmja sportive, e njohura italiane “Corriere dello Sport”, ka dalë me një qëndrim të fortë në numrin e sotëm, duke kritikuar ashpër gjykimin e Champions-it të këtij edicioni, sidomos në dy gjysmëfinalet, duke e konsideruar këtë kompeticion madhor të klubeve europiane në futboll si “THE SCEMPIOOONS!!!” (kampionët e turpit).

Shkrimi, në formë opinioni, apo qëndrimi redaksional, ka autorësinë e gazetarit Ivan Zazzaroni dhe kryqëzon UEFA-n, më saktësisht presidentin e qeverisë europiane të futbollit, për mospërfshirje të VAR-it në Ligën e Kampionëve, për të mos u vendosur fati i skuadrave që eliminohen, apo i të tjerave që përparojnë deri në finale, nga gabimet e “bluzave të zeza”. Të cilat, për hir të së vërtetës, kanë qenë evidente në atë që duhej të ishte “Olimpi” i futbollit global (Champions), por po përflitet më shumë se kurrë.

Ja shkrimi i plotë dhe mjaft i fortë i gazetës së njohur sportive italiane:
Nëse ju pëlqen futbolli i padrejtë dhe i padëshirueshëm, ai jopopullor; nëse jeni të dashuruar me teorinë se “arbitrat gabojnë, ashtu si edhe lojtarët, ndaj gabimet e tyre duhet të pranohen gjithmonë”; në qoftë se ju pëlqen rezultati që nuk korrespondon me djersën në fushën e blertë; në qoftë se…., me fjalë të tjera, në vitin 2018 tolerohet edhe futbolli “politico o soltanto miope”, nënshtrimi psikologjik, besimi i keq mbi të mirin (jo gjithmonë, natyrisht), atëherë për ju UEFA ka ngritur turneun ideal: ai quhet “Scempions League”. Ose, krim i përsosur i futbollit…

Ky është një kompeticion i padrejtë, që këtë edicion ka dërguar në finalen e Kievit, Real Madridin dhe Liverpool, dy ekipe që kanë përfituar hapur nga gabimet e arbitrave në gjysmëfinale të Champions-it. “Los Blancos”, madje, edhe më parë (Real-Juve), kur kanë gëzuar ndihmën e jashtëzakonshme të arbitrit. Unë nuk e diskutoj forcën, apo gjendjen e formës së dy finalistëve, por e gjej të padurueshëm që në sezonin e VAR-it, ne mund të dëshmojmë të tillë gabime arbitrale, megjithatë, të dokumentuara.

Unë nuk do ta bëj këtë një çështje të inferioritetit politik italian. Gjermanët kanë një federatë të rëndësishme, por akoma këtë vit, Bayern Munich u penalizua nga arbitrat, që çuditërisht, gjithmonë favorizojnë Real Madridin. Mos harroni se edhe dy vite më parë, ndeshja Juve-Bayern u zgjidh nga arbitrat. Dhe të mos flasim pastaj për të famshmen Barcelona-PSG, sezonin e kaluar.

Presidenti i UEFA-s tashmë ka thënë se nuk do të prezantojë ende asistencën e videos (VAR) në Champions, jo menjëherë. Kjo është politikë, nuk është futboll. A nuk e kuptoni se dhjetëra kamera më shumë, ose më pak, të dedikuara, u kanë dhënë “bilbil” miliona shikuesve? A nuk është rasti për të shmangur gabimet e tjera “mutane” me rëndësi planetare? Kur do të kthehet besueshmëria e futbollit të Champions-it? Apo, le të presim finalen e Kievit. Ndoshta, për të parë gafat e radhës…!!!”

Related posts

PRAPASKENA/ E PËRJASHTOI trajneri, BEHRAMI me shokë të PADËSHIRUAR tek Zvicra

Isa.Autor

STATISTIKAT/ SALAH “kryqëzohet” padrejtësisht, është i njëjti i sezonit të shkuar (FOTO)

Isa.Autor

Goditje “blic” e Real Madridit, arrin akordin me futbollistin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment