Futboll Sport

Sowe lë pezull të ardhmen: Jam i huazuar këtu

Sulmuesi afrikan Ali Sowe ishte protagonisti absolut i ndeshjes mes Lushnjes dhe Skënderbeut në “Roza Haxhiu”. Afrikani shënoi një tripletë duke përmbysur gjithiçka, teksa në aspektin personal u ngjit në krye të klasifikimit të golashënuesve të Kategorisë Superiore me 19 rrjeta, duke parakaluar yllin e Kukësit, Sindrit Gurin.

Sa i kënaqur që jeni në krye të golashënuesve të Superiores? – “Jam i kënaqur me 3 golat dhe me tre pikët, por ajo që nxjerr mësim nga rastet e humbura, është se të ndihmon për t’u përmirësuar më tej”.

5 gola në 2 ndeshje, është ky një sprint për fundin e sezonit? – “Jam i kënaqur që kam shënuar 5 gola. Dua të përmirësohem nga ndeshja në ndeshje, në aspektin individual, por edhe për skuadrën”.

Çfarë do ndodhë në fund të edicionit ? – “Nuk është se kuptoj shumë nga kontratat. Jam i huazuar tek Skënderbeu dhe do jap maksimumin deri në fund të sezonit. Më pas, do shohim çfarë do ndodhë”.

Related posts

2 MILIARDË EURO NË LOJË/ PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE PËR FEMRA/ Lyoni synon trofeun e katërt radhazi

Delo.autor

Sampdoria fut Romën në krizë totale, 5 ndeshje pa fitore në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment