Futboll Seria A Sport

Inter nuk ka pará, por i kërkon Barçës brazilianin Rafinha

U deshën pak muaj që të bindë tifozët, por edhe drejtuesit e Interit që të shkojnë drejt një blerje përfundimtare. Rafinha është një nga të paktat gjëra të bukura që Interi shfaqi në këtë pjesë të dytë të sezonit, ku kualifikimi për në Champions League ka mbetur në fije të perit.

Në fakt janë ditë decisive për të ardhmen e brazilianit. I ardhur nga Barcelona, ku minutat e aktivizimit i kishte me pikatore, braziliani u integrua shumë mirë me grupin zikaltër, pasi gjeti edhe kondicionin më të mirë fizik. Ndeshja e fundit me Juven ka bindur drejtuesit e Interit që të shkojnë drejt blerjes përfundimtare të kartonit të tij.

Vetë futbollisti brazilian ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milano dhe Inter ka si deadline 31 majin për blerjen përfundimtare të tij. Barcelona kërkon 35 milionë euro dhe 3 bonus, ndërkohë që Ausilio ofron 18-20 milionë euro. Gjithësesi për zikaltrit është edhe një gur i fundit: Inter mund të shtyjë edhe për një sezon tjetër huazimin .

Problem për momentin është situata ekonomike e Interit, që lidhet më së shumti me kualifikimin në Champions, pothuaj i pamndur në momentin që flasim. Pa 40 milionë eurot që sigurojnë nga ky kualifikim, Inter është i detyruar që të shesë një prej futbollistëve kryesorë.

Related posts

SERIA A/ Spal-Juve, torinezët kanë fituar 8 radhazi në transfertë

Q.Autor

PRAPASKENAT/ Juventus “përkëdhel” Ronaldon, i vetmi që nuk ka pranuar uljen e pagës

Delo.autor

JO VETËM HYSAJ/ Sarri me ide të qarta në merkato. “Piketohen” dhe dy shqiptarë të tjerë

Delo.autor

Leave a Comment