Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Treshja e sulmit të Liverpool merr të gjitha meritat, por një tjetër lojtar…

Në muajt e fundit vëmendja ka qenë te treshja e sulmit. Ajo ka shpuar çdo mbrojtje që i ka dalë përpara këtë sezon, përveç Huddersfield dhe Hoffenheim.

Por në Romë, e gjithë vëmendja nuk do të jetë te Mane, Firmino dhe Salah.

Italianët do të mundohen të bëjnë një tjetër përmbysje historike në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League. Dhe ndaj një mbrojtjeje si ajo e Liverpool, megjithëse është përmirësuar ndjeshëm me ardhjen e Van Dijk, mundësitë ekzistojnë.

Prandaj lojtari kyç i mbrëmjes së sotme nuk do të jetë as një mbrojtës dhe as një sulmues. Çelësi do të jetë pikërisht një nga lojtarët që është kritikuar shumë gjatë viteve të fundit.

Ai është kapiteni i ekipit Jordan Henderson. Në dy muajt e fundit ai ka shfaqur një nivel të shkëlqyer në mesin e fushës i ndihmuar nga James Milner.

Edhe javën e kaluar në ndeshjen e parë ndaj Roma-s ai bëri çmos të kontrollonte ndeshjen. Ai ndërronte krahët, pasimet ishin të mrekullueshme, ai dominoi mesin e fushës dhe ngjiti mbrojtjen me sulmin e Liverpool.

Edhe në Itali shumë gjëra do të varen nga ai. Nëse Henderson do të jetë në gjendje të prishë aksionet e Roma-s, atëherë puna do të jetë e lehtë për pjesën tjetër të ekipit.

Related posts

SHKODRANI DUKET NË FORMË TË MIRË/ Sindrit Guri shënon me Ostenden por ndeshja… (VIDEO)

Delo.autor

ARSENAL-ASTON VILLA/ Trezeguet zhbllokon sfidën, VAR “tradhton” Topçinjtë këtë herë (VIDEO)

Delo.autor

I DHUROI MËLÇINË ABIDAL/ Flet kushëriri i tij: Dua ta sqaroj këtë çështje, jam bërë…

Delo.autor

Leave a Comment