Champions League Futboll Sport

Fanella me “Championsin” e 13, tifozët e Liverpool thumbojnë Realin: Si dora e Gatusso-s në Stamboll

Të festosh “Champions League” ende pa e fituar është ‘vetëvrasje’ dhe këtë e dinë më mirë se kushdo tjetër Genaro Gatusso i Milanit dhe Anatatoli Timoshçuk i Bayern Mynchen.

 

Megjithatë Real Madrid nuk e ka aspak frikë këtë besëtytni dhe mbrëmë ka treguar se kërkon ta prishë, por nëse do t’ia dëlë këtë duhet ta shohim.

 

Fraza “drejt të 13-ës” që shkruhej në fanellën e madrilenëve dhe u referohej numrit të trofeve të “Champions League” që do të bënin të tyret nëse fitonin në finalen e Kievit, është cilësuar si mungesë respekti nga tifozët e skuadrave të Roma-s dhe Liverpool-it, dy ekipeve të cilat diskutojnë sot gjysmëfinalen tjetër.

Megjithatë, tifozët e Liverpooli-t mendojnë se kjo festë e parakohshme do t’i kushtojë shtrenjtë Realit, pasi historia tregon se ata që e kanë menduar të sigurt suksesin në finale, kanë dështuar keq. “Fanella me numrin 13 e Realit është njëlloj si dora e Gatuzos mbi trofeun e Champions League në pushimin e ndeshjes”, kujtuan tifozët finalen e vitit 2005 në Stamboll, ku Milani hyri në dhomat e zhveshjeve me avantazhin 3-0 ndaj Liverpool-it, por përfundoi duke humbur trofeun.

Që atëherë, prekja e trofeut të “Champions League” para fundit të ndeshjes finale është kthyer në një mallkim dhe tifozët e Bayern Mynchen i mbajnë ende mëri Anatatoli Timoshçuk, i cili preku trofeun duke hyrë në fushë para finales së humbur përballë Chelsea-s në vitin 2012.

Related posts

Gattuso: Nuk mund të them se jam i kënaqur nga rezultati, një humbje që me djeg

Sadik.Autor

FRIKSOHET NAPOLI/ Klubi anglez është gati ti rrëmbej mbrojtësin shqiptar dhe…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Kombëtarja i dërgon ftesë mesfushorit të Bundesliga, lojtari refuzon të përfaqësojë Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment