Futboll Premier League Sport

Chelsea refuzon të paguajë klauzolën e lirimit të Sarri-t

Maurizio Sarri rrezikon të qëndrojë një vit pushim teksa raportohet se Chelsea nuk është gati t’i paguajë klauzolën 8 milionë euro e cila skadon të enjten.

Trajneri është shkarkuar nga Napoli dhe vendin e tij e ka zënë Ancelotti, por sipas ligjeve italiane kontrata duhet të prishet me pëlqimin e të dy palëve ose dikush duhet të paguajë 8 milionë euro.

Klauzola e lirimit pritet të skadojë më 31 maj, kështu që më pas Sarri rrezikon të qëndrojë një vit pushim.

Sipas CalcioNapoli24, Chelsea nuk ka bërë asnjë ofertë formale për të blerë Sarri-n, megjithëse ka arritur marrëveshjen me trajnerin javën e kaluar.

Tani avokatët e Sarri-t po punojnë për të gjetur një rrugë tjetër.

Related posts

Lorik Cana nis një sport të ri, shikoni ku ka hipur (FOTO)

Sadik.Autor

PAS SHKARKIMIT NGA TIRANA/ Egbo reagon për herë të parë: Kishte kohë që prisnin të më hiqnin…

Delo.autor

Milan fillon merkaton me detyrim, firmosin me ish-sulmuesin e Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment