Futboll Sport

“Shtyjeni Kupën e Botës deri sa të rikuperohet ylli ynë”

Një peticion online që po mbledh firma me shpejtësi i kërkon FIFA-s që të shtyjë Kupën e Botës deri sa Nicklas Bendtner të rikthehet në formë. Sulmuesi danez u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Rosenborg në kampionatin norvegjez dhe pjesëmarrja e tij në turneun që zhvillohet muajin e ardhshëm në Rusi është vënë në dyshim.

Por “Lord Bendtner” siç njihet tashmë prej vitesh ka tifozë aq të çmendur në Danimarkë dhe kudo në botë, sa ata kanë bërë një peticion ku i bëjnë thirrje organizatorëve të Botërorit që të vënë dorën në zemër dhe ta shtyjnë turneun pasi pa të nuk ka kuptim…
Sigurisht që gjithçka ka nisur si me shaka në faqen e internetin “Soccer Memes”, por aq të çmendur pas Bendtner janë tifozët e tij sa të gjithë janë vënë në radhë për të nënshkruar. “Nuk po tregohemi tgë paarsyeshëm. E dimë që dëmtimet janë pjesë e futbollit dhe në fund të fundit Bendtner është vetëm një njeri. Kështu që ne duam anullimin ose shtyrjen e Botërorit deri sa Ai të ketë mundësi të marrë pjesë”, shkruhet në peticion. E bukura është se deri tani peticioni ka marrë 6000 mbështetës, edhe pse shifra fillestare e vendosur nga organizatorët e tij ishte vetëm 2500.

Danimarka nuk mori pjesë në Botërorin e fundit dhe me sulmuesin në moshën 30-vjeçare me shumë gjasa Botërori rus do të jetë i fundit për të. Pavarësisht shakave në rrjet, Danimarka do të ketë shumë nevojë për të, pasi merr pjesë në Grupin C ku do t’I duhet të përballet me Francën, Australinë dhe Perunë.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Gafa me VAR-in, Xavi tërbohet dhe nuk e mban vendi. Gjyqtarët nuk dinë rregullat (VIDEO)

Delo.autor

I MOHUAN DY PENALLTI NDAJ BARCELONËS/ “Los Blancos” fajëson… VAR-in!

Delo.autor

LIGA E KONFERENCËS/ Të veçanta nga finalja e Tiranës mes Romës dhe Fejnordit

F.autor

Leave a Comment