Futboll Sport

”Çmendet” Luftëtari, Partizani bie në tapet

Ndeshje e çmendur në Gjirokastër, Luftëtari dhe Partizani e mbyllën takimin në barazim 2-2. Pjesa e parë foli krejtësisht për të kuqtë që e mbyllën në shifrat 0-2, ndërsa në pjesën e dytë ishin vendasit që barazuan rezultatin duke marrë 1 pikë me mjaft vlerë. Luftëtari mbetet në vendin e 3-të pas këtij rezultati, të sigurt drejt Evropës, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e 5-të dhe redukton shanset për të arritur në kompeticionet evropiane.
Pjesa e parë – Takimi nis menjëherë mirë për skuadrën e Partizanit që ka ndryshuar goxha në formacion. “Demat”  e treguan se duan ta fitojnë ndeshjen, ndërsa ekipi vendas nuk dhuroi asgjë në fushën e lojës. Dukshëm në presionin e rezultatit dhe sigurimit të Europa Leagues. Partizani arriti të shënonte me anë të Jasir Asanit në minutën e 25-të, mesfushori me tipare sulmues  ndërmori një aksion personal. U shmang mjaft bukur dhe shënoi me të majtën.
Sulmet e miqve nuk u ndalën dhe arritën të shënojnë golin e dytë me anë të Gojkoviçit. Krosim në zonë nga një goditje dënimi. Kroson Trashi në minutën e 30-të, Batha godet fillimisht me kokë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë dhe aty Gojkovic gjuan me kokë duke e dërguar në rrjetë për 0-2.
Pjesa e dytë –  Pjesa e dytë e gjen Luftëtarin në sulm. Abazaj befason miqtë me një shkëputje brenda zonës dhe një gjuajtje pjerrtas zonës duke e pushuar topin në rrjetë në minutën e 51-të. Gabim fatal i Hoxhës që pranon gol në krahun e tij. Vazhdimi i ndeshjes është shumë i ashpër me Luftëtarin që do golin e barazimit dhe Partizanin që mbrohet me forca të shumta. Trajneri Lika ndryshoi, pasi hoqi nga fusha Shkurtajn dhe futi Aurrelion. Sulmuesi nuk e priti mirë zëvendësimin.
Vendasit vazhduan sulmet me mbështetjen e tifozerisë, ndërsa ekipi i Partizanit u dobësua dhe nuk arriti të dilte te loja e tij. Në minutën e 70-të, gjirokastrite bënë një aksion fantastik në krahun e djathtë të fushës që u konkretizua nga Rapo. Ky i fundit barazoi shifrat duke dërguar topin në rrjetë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

Luftëtari – Partizani 2-2

Shënues: Abazaj 51’, Rapo 70’ / Asani 25’, Gojkovic 30’

Luftëtari: Athanasopulos, O.Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Ramadani, D.Rapo, Abazaj, Rroca (Lamçja 82’), Bregu, Shkurtaj (Aurelio 67’). Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Batha, Culum, Trashi (Sulejmani 86’), Asani (Çani 88’), Bardhi (Mala 74’), Progni. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta
Kartoni i verdhë:  Rroca 45’+1’ / Batha 5’, Asani 25’,  Kotobelli 69’, Culum 79’

Related posts

Surpriza Lewandowski, sulmuesi polak te Juventusi nëse ikën sulmuesi argjentinas

Sadik.Autor

Nga një lider në një problem, te Franca “shpërthen” çështja Pogba

Sadik.Autor

INTER FUTET NË GARË PËR POGBA/ Drejtuesit e “Djajve të Kuq” i vendosin kushte “Zikalërve”

Delo.autor

Leave a Comment