Futboll Sport

Blatter “snobon” SHBA-në e Kanadanë: Botërori duhet të organizohet vetëm nga një shtet

Pas skandalit të vitit 2015, ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është rikthyer të flas për politikën që duhet të ndjek institucioni më i lartë i futbollit në glob.

Në një intervistë me gazetarin Mani Djazmi për programin “BBC World Football”, Blatter ka përsëritur pikëpamjen e tij se Kupat e Botës duhet të organizohen në një vend dhe jo në shumë vende.

Të kemi tre vende të mëdha së bashku … ata kanë dëshmuar se mund ta presin vetëm, prandaj pse janë të tre së bashku?“-tha fillimisht Blatter.

Ata nuk mund ta bëjnë këtë, pasi nëse njëri prej kandidatëve nuk është i mirë, ata kanë të drejtë të jenë në kongres. Kjo është arsyeja pse unë jam duke kërkuar që Maroku duhet të dërgoj kandidaturën e tij. Maroku nuk mund të dëbohet përpara kongresit“.-deklaroi ish-presidenti i cili ishte përgjegjës për futbollin për 17 vjet derisa dha dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit në vitin 2015.

Kupa e Botës është organizuar vetëm një herë në më shumë se një vend, kur në vitin 2002 u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni  një turne që Blatter thotë ishte një makth për FIFA-n.

Për Botërorin e vitit 2026 kanë shfaqur interes për ta organizuar Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika kanë bërë një ofertë të përbashkët, ndërsa Maroku ka gjithashtu ofertë për të organizuar ngjarjen.

Vendimi për Kupën e Botës së vitit 2026 do të jepet më 13 qershor.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Partizani. Rezultati 2-1

Delo.autor

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Barcelona nuk bind në testin e parë, Koeman duhet të shqetësohet

Delo.autor

E PAPRITUR/ Cavani zbulon se kush duhet ta fitojë Ballon d’Or, por ai s’është MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment