Formula 1 Sport

Hamilton egoist: Ende nuk është zbuluar pasardhësi im

Lewis Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1, synon që këtë sezon të fitojë edhe titullin e pestë. Pas një fillimsezoni jo të mirë, piloti britanik korri dy fitore radhazi, duke e ngjitur në krye të renditjes. Por nëse kampionati po shkon mirë e ardhmja e tij është ende në dyshim, pasi britaniku ende nuk ka rinovuar kontratën me Mercedes. I pyetur se cili do të jetë pasardhësi i tij në Formula 1, Hamilton thotë: “Unë mendoj se ende nuk e kemi pasardhësin tim”.

“Do të doja që ai të vinte nga klasa punëtore, ashtu si unë, që do të arrijë të triumfojë falë aftësive të tij dhe jo sepse ka nga pas një familje me emër në këtë sport, apo që ka milionë në bankë dhe investojnë për të”, tha Hamilton, që për të ardhmen e tij shpreson të vazhdojë në ndihmojë këtë sport. “Do të më pëlqente të punoja për FIA, për të studiuar mundësinë për ta bërë Formula 1 një sport sa më tërheqës dhe ku kostot të jenë sa më të ulta”, tha Hamilton.

Related posts

Shënoi me Lazion/ Desire Cordero është “goli” më spektakolar i Correas (FOTO)

Isa.Autor

TRIUMFI NDAJ BEITAR/ Martini: E nisëm siç e dëshironim, ju tregoj “çelësin” e suksesit…

Delo.autor

“LËSHOHET BOMBA” NGA SPANJA/ “Golden Boy” zgjedh Barcelonën në këmbim të 70 milionë eurove

Delo.autor

Leave a Comment