Futboll Sport

HARKOI “ALLA RONALDINHO”/ Kundërshtarët i vërsulen për ta rrahur (VIDEO)

Boca Juniors po fitonte 3-0 ndaj San Lorenzo që prej minutës së 70’-të luanin me një lojtar më pak dhe Julio Buffarini vendos të argëtohet paksa në fushë.

Mbrojtësi i krahut përpiqet të injorojë kundërshtarët duke harkuar në zonë në stil “rabona”, e njohur ndryshe si gjuajtja e Ronaldinho. Mirëpo kjo gjë nuk iu ka pëlqyer kundërshtarëve që duke shfrytëzuar edhe një faull të tij i janë vërsulur të gjithë duke e zënë ngushtë e të shtrirë në fushë.

Për më tepër arbitri kryesor e ndëshkoi edhe me karton të verdhë, si për t’i thënë që të mos i bëjë më të tilla veprime.

Related posts

ABRASHI NUK IA DEL/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës

F.autor

Zidane: Kjo është një gënjeshtër, ky futbollist është i lumtur në Real Madrid

Q.Autor

Hummels koshient: Ishim më mirë se Real Madridi, gabimet kushtojnë…

Sadik.Autor

Leave a Comment