Futboll Seria A Sport

Conte rikthehet në Serie A, ja trajner i cilës skuadër do të bëhet

Mediet në Itali raportojnë se Maurizio Sarri mund të lëvizë në drejtim të Premierligës për të marrë drejtimin e Chelsea, dhe Antonio Conte të rikthehet në Itali, për t’u emëruar trajner i Napolit.
Shuarja e shpresave për të fituar titullin në Serie A këtë sezon, ka bërë që Sarri të mendojë largimin, dhe nëse një skuadër aktivizon klauzolën prej tetë milionë euro para datës së 31 majit, mund të bëjë që atij t’i ndërpritet kontrata me Napolin.

Një largim i Sarrit do të bënte që Aurelio De Laurentiis të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Dhe sipas lajmeve të fundit nga Italia, Conte mbetet trajner favorit për të marrë drejtimin e Napolit.

Kujtojmë se në ditët e fundit ka pasur shumë spekulime për një rikthim të mundshëm të Contes në krye të Kombëtares së Italisë.

Related posts

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Dybala zhbllokon sfidën me një finalizim të përkryer (VIDEO)

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Mbyllet java e 14-të, Laçi barazon me Pogradecin, fitojnë Apolonia, Korabi & Burreli

F.autor

HABIT SPALLETTI/ Skriniar kushton 100 milion euro, nëse do isha Barcelona do të …

Isa.Autor

Leave a Comment