Futboll Premier League Sport

Salah bojkoton Botërorin? Nuk do ta besoni arsyeje pse

Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit. Ai cilësohet si zbulimi i këtij sezoni dhe kandidati kryesor për të hyrë në garën ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë dominuar futbollin ndërkombëtar në dekadën e fundit.

Sulmuesi i Liverpool është edhe një prej lojtarëve nga të cilët pritet më tepër në Botërorin Rusi 2018, pasi e udhëhoqi Egjiptin në turneun madhor për herë të parë pas 28 vitesh. Popullariteti i Salah u rrit aq shumë, sa në javët e fundit ka nxitur një çështje, që mund të vendosë në diskutim edhe prezencën e lojtarit në Kupën e Botës.

Shkak është bërë sponsori dhe Salah është pala e dëmtuar. Sulmuesi është imazhi i një kompanie telefonike në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa përfaqësuesja egjiptiane sponsorizohet nga një kompani rivale. Këtu lindi edhe konflikti, sepse Federata e Egjiptit e shfrytëzoi imazhin e lojtarit më të mirë të vendit në disa reklama. Gjithçka duket se ka ndodhur pa arritur asnjë marrëveshje.

Pasi Federata e Egjiptit, por edhe Ministria e Sporteve nuk kanë reaguar rreth situatës së krijuar, menaxheri i Salah kërcënoi se “po shqyrtohen të gjitha opsionet”, duke përfshirë këtu edhe bojkotin e Botërorit. Futbollisti gëzon edhe mbështetjen e popullit. Tifozët egjiptianë nuk pranojnë të humbasin lojtarin e tyre më të mirë për një çështje të tillë.

Related posts

LIVE/ LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham. Rezultati 1-2

Delo.autor

SUPERLIGA/ Shtylla, raste por asnjë gol! Tirana e Vllaznia ndahen në paqe

F.autor

KUPA E EUROPËS/ Nis aventura e 8 ekipeve shqiptare, sytë të gjithë nga Feronikeli

Delo.autor

Leave a Comment