Futboll Sport

De Biasi kërkon një skuadër për të rifilluar…

Roberto Mancini është zgjedhur trajner i kombëtares italiane të futbollit dhe për ish-trajnerin e Shqipërisë është sfumuar mundësia për th ulur në stolin e lakmuar aq shumë prej tij.

 Por karriera e De Biasit nuk është e lidhur vetëm me kombëtaren ‘azzurre’, pasi ai ka ende dëshirë të ulet në pankinë.

“Jam gati për të stërvitur akoma. Po kërkoj një projekt serioz që të jem protagonist”, u shpreh në një intervistë për Premium Sport ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, që në fillim të vitit u largua nga drejtimi i Alaves.

Për sa i përket zgjedhjes që bëri federata italiane për ti dhënë drejtimin e skuadrës Mancinit, De Biasi e sheh si një lëvizje të mirë. “Mendoj se është zgjedhja e duhur, sepse Italia ka nevojë për dikë që ka në zemër flamurin 3 ngjyrësh”, deklaroi De Biasi.

Related posts

Skuadra e Serisë A shkarkon trajnerin pas humbjes së fundit në kampionat

Sadik.Autor

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” thellojnë avantazhin, shënon Suarez

Delo.autor

FOTO/ Senatorët japin pëlqimin, të gjithë në Barcelonë presin Messi-n

F.autor

Leave a Comment