Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Di Francesco i hap dyert Balotellit: E kam kërkuar që te Sassuolo

Roma e tij, edhe matematikisht e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm,  me një barazim kundër Juventusit. Tani për trajnerin Di Francesco mbetet vetëm për të kuptuar renditjen përfundimtare në Seria A, mes vendeve 3 dhe 4.

Gjatë një interviste të gjatë me “Tiki Taka”, trajneri i Romës ka bërë një bilanc të sezonit verdhekuq: “Në kampionat kemi treguar pjekuri. Në Ligën e Kampionëve dëshmuam se mund të përballemi denjësisht edhe me kundërshtarë të tillë, si Barcelona dhe Liverpool. Në fakt, unë ende mendoj se si u eliminuam në gjysmëfinale”.

Ai, gjithashtu, komentoi tregun e transferimeve, me zërat e parë që sjellin Mario Balotelli te Roma: “Unë e kisha provuar ta merrja edhe kur isha te Sassuolo, por ende nuk kemi gjë zyrtare. Monchi dhe ne duhet të krijojmë strategjinë për merkaton e verës. Mario është padyshim një lojtar që ka cilësi të madhe. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi në të gjitha rerpartet, përveç në portë”.

Gjithashtu, në lidhje me tregun e transferimeve, Di Francesco zbulon diçka rreth marrëveshjes mes Dzeko dhe Chelsea: “Ne të gjithë e dimë se në janar ka pasur një negocim, por ka dhënë gjithmonë maksimumin për Romën. Një lojtar autentik, jo vetëm shumë i fortë nga pikëpamja taktike dhe teknike”.

Një koment edhe për luftën e titullit në Seria A, këtë edicion: “Napoli ka pasur mëkatin e të besuarit te triumfi pas fitores në Torino, por Juventusi është i gatshëm t’i trajtojë këto momente presioni dhe në fund meritoi gjithçka me lojë të bukur. Allegri, për atë që ka bërë në këto vite, është një trajner i madh, që gjithmonë gjen zgjidhjen e duhur”.

Related posts

MANOVRA TË MËDHA/ Duka zgjedh Kamolezen si xhol te Kombëtarja. Nuk përjashtohet rokada e madhe e roleve

Delo.autor

NUK ËSHTË RASTËSI/ Vajza e Guardiolës shoqërohet me futbollistin e rivalëve të Manchester City-t

Delo.autor

E FUNDIT/ Frikë tek Barcelona, presidenti Bartomeu humbet ndeshjen në Champions

Delo.autor

Leave a Comment