Futboll Seria A Sport

De Laurentiis bllokon Sarrin: Askush nuk më ka telefonuar, ka një klauzolë

Fjalim i gjatë nga Aurelio De Laurentiis, mysafir i nderit në Napoli për ditën e fundit të “Football Leader”. Shumë prej temave u trajtuan, duke filluar nga ndarja me ish-trajnerin Sarri dhe zgjedhjen e pasuesit të tij, Carlo Ancelotti.

“Unë nuk mund të jem në dispozicion të tjerëve, kur të tjerët duhet të jenë në dispozicion të klubit. Koha ishte e çmueshme, kështu që u zhvendosa dhe solla Ancelottin në Napoli. Ne jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe gjithmonë më ka dhënë një ndjenjë të qetësisë. Carleto është i madh, ka fituar kudo. Ai nuk më jep përshtypjen e përdorimit të Napolit për t’u katapultuar diku tjetër. Shpresoj se do të qëndrojë dhjetë vite”, – zbuloi De Laurentiis.

E ardhmja e Sarrit, ende e lidhur me Napolin, deri në vitin 2020, në vend të kësaj mbetet një enigmë: “Askush nuk më ka telefonuar. Ka një klauzolë, që është vënë në mbrojtje të zgjedhjeve të mia, kur ka pasur rinovim kontrate me rritje rroge”.

Kështu, presidenti përqendrohet në merkaton e kësaj vere dhe përjashton ardhjen e Balotelli: “Ne nuk e kemi marrë në konsideratë, sepse duhet të kuptohemi me Ancelotti. Do të nisemi nga ppotenciali i grupit tonë ekzistuese. Sulmi nuk është prioritet. Merkatoja varet nga vlerësimi i trajnerit, i cili mund të më japë udhëzime. Ne kemi një ekip të fortë dhe ka klauzola. Për atë që mund të largohet, ka katër që mund të arrijnë”.

Megjithatë, De Laurentiis duket se dëshiron ta mbajë kapitenin Hamsik: “U takuam pas ndeshjes me Crotone dhe i thashë: Ku shkoni, kjo është shtëpia juaj, nuk ikni”.

Related posts

“Rusi 2018” pranë rekordit negativ! Gjithçka fantastike, por jo golat…(STATISTIKA)

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ “Çmenduri” në Everton-Tottenham, realizohen 4 gola në 12 minuta (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Griezmann: “TOPIN E ARTË” dua ta fitoj vetëm me fanellën e…

Isa.Autor

Leave a Comment