Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Çfarë numrash me Conten, më mirë se vitin e “Tripletës”

Ka pasur shumë kritika gjatë muajve të fundit në drejtim të Interit të Antonio Kontes për faj të hapit prapa të hedhur duke nisur nga starti i fazës së dytë.

Në të vërtetë disa pikë të tepërta formacioni zikaltër duket t’i ketë shpërdoruar, por duke parë statistikat e sezoneve të fundit duke nisur nga viti i “Tripletës”, ja ku kjo skuadër, krahasuar me atë të stërvitur nga Zhoze Murinjo, në javën e 28-të të sezonit ka grumbulluar një numër më të madh pikësh.

NUMRI I PIKËVE – Më mirë se Interi i Murinjos, i cili në sezonin 2009-’10 në po të njëjtën javë kishte arritur kuotën 59 pikë kundër 61 aktuale (normalisht po flitet gjithmonë për formacione dhe epoka të ndryshme). Ajo skuadër, për shembull, ishte ende në lojë në të tria kompeticionet që do t’i kishte fituar në fund të vitit. Në këtë pikë të kampionatit, në 2010-ën, ndoshta u pa kthesa thelbësore për lojtarët e Murinjos, me humbjen zhgënjyese kundër Katanias me rezultatin 3-1. E në 11 sezonet e fundit të konsideruara duke nisur nga “Tripleta”, ndër të tjera, numri i pikëve të arritura këtë vit nga Konte është më i madhi në absolut.

Statistikat konte inter

PËRMIRËSIME – Sigurisht, mungojnë ende dhjetë ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka. Fusha në këtë rast thotë që me Konten përmirësime ka pasur (po flasim për kampionatin në këtë rast, në Champions e në Kupën e Italisë mund të bëhej më shumë). Gjithçka, pa harruar paraqitjen e shëmtuar kundër Parmës, një “kambanë alarmi” për një skuadër që në 80 minutat e fundit në “Tardini” dukej e projektuar në sezonin e ardhshëm. Nuk është gjithçka e humbur, megjithatë: ekziston edhe një kampionat për t’u nderuar dhe një Ligë Europe për t’u luajtur.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Real Madrid mendon për të ardhmen, i “rrëmbejnë” një talent Barcelonës. Ja emri…

Delo.autor

Dikur kapja topat në stadium”, arbitri i njohur gjerman rrëfen të kaluarën

Sadik.Autor

TRIUMFON “LOS BLANCOS”/ Dyshja Varane-Benzema mposhtin Espanyol

Delo.autor

Leave a Comment