Futboll Sport

Me sytë në lot dhe ”gishtin në plagë”, Shtubina gjen fajtorët e rënies

Ndriçim Shtubina shpërtheu në lot kur Partizani mundi Vllazninë, por një javë më pas, ai së bashku me Laçin i dhanë një mundësi kuqebluve për të shpresuar në qëndrimin në Superiore. Gjithsesi në fund shkodranët ranë. Lojtari polivalent i kurbinasve, i ftuar në emisionin “Sport Arena” në televizionin “Rozafa”, ka folur për shumë gjëra, madje duke u treguar i drejtpërdrejtë. Fillimisht ai ka zbuluar se çfarë i tha presidenti i Laçit para ndeshjes me Kamën, që kurbinasit e fituan 2-1.

BISEDA ME LASKËN – “Para ndeshjes me Kamzën unë personalisht kam pasur shumë emocione dhe duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes, që fuste edhe Vllazninë në lojë, unë personalisht kam pasur takim me presidentin dhe më është shprehur: ‘Mos mendo për Laçin, por mendo vetëm për Vllazninë. Luaj lojën që di të luash dhe mendo për Shkodrën, sepse unë e di se si luan ti dhe çfarë ke dhënë për Laçin”. Më është shprehur si burrat kështu. Kur m’i ka thënë ato fjalë unë jam prekur shumë. Kam marrë edhe Nikën e Fangajn dhe kam folur me ta, se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, sepse në Shkodër do të na përmendin gjithë jetën këtë ndeshje. Besoj se ata janë prekur nga këto fjalë dhe kanë dhënë maksimumin, madje ka qenë ndeshja më e mirë për ta. Fati e deshëm që fituam, nuk duhet harruar që luanim edhe për vete”.

PËRJETIMI I RËNIES – “Të them të drejtën, po të tregoj të vërtetën, njerëzit ndoshta nuk e besojnë , por kam qarë, sepse të luash 12 vite në Shkodër dhe të bjerë Vllaznia nga kategoria nuk është një gjë normale për njerëzit. Ata ndoshta nuk besojnë, ndoshta nuk ta dinë, por shpirti ta din, ndaj më vjen keq. Unë kur jam larguar nga Vllaznia nuk e kam bërë për lekë, as për të marrë kontrata më të mira se në Shkodër, por gjithsesi njerëzit duhet të besojnë. Ka njerëz që flasin keq për mua. Kur nuk të njohin nuk duhet të ndodhë ashtu. Jam një njeri që më njohin të gjithë dhe duhet të reagojnë. Megjithatë jam krenar për atë që kam dhënë për Vllazninë dhe për veten time”.

QËNDRIMI NDAJ GJOKËS – “Kjo ka nisur pas një deklaratë të tij kur është pyetur në janar për emra të merkatos dhe emri im është anashkaluar. Si ka mundësi që një trajner anashkalon një lojtar, një ish-kapiten të asaj skuadre, pa pasur një marrëdhënie të keqe me të? Unë e kam njohur shumë mirë atë person dhe shumë njerëz në janar kur kam folur më kanë kritikuar, më kanë paragjykuar që ky ka ikur nga Vllaznia po flet keq për stafin dhe lojtarët që po vijnë. Kam thënë se ky trajner të ketë kujdes me lojtarët që po sjell sepse gjysma nuk janë për Vllazninë. Fjalët e mia janë të dokumentuara. Njerëzit ndoshta nuk kanë besuar. Po shihja lojtarët dhe i kam njohur, pasi në kampionatin shqiptarët luajnë. Ka disa vete që luaj këtu dhe të paktën Gjoka nuk ka luajtur sport sa unë. Unë ndoshta mundem ta njoh më shumë futbollin se ai. Nuk mundet të bëjë çfarë të dojë, sidomos me Vllazninë, që është më e madhe se kushdo. Jam kurioz kush e ka sjellë dhe kush i ka dhënë aq dorë të lirë? Formacioni nuk ndryshohej asnjë ndeshje, edhe pse Vllaznia humbiste. Prit se po fitojmë, prit se po shpëtojmë. Kush është Gjoka me e hedh Vllazninë në kategori të dytë. Nuk jam dakord as me drejtuesit që e kanë lënë kaq të lirë. I janë plotësuat kushte, rroga 7 milionë lekë. Kush i merr aq? Nuk i marrin as në Korçë. Vjen Gjoka i merr në Shkodër. Ne kemi luajtur edhe pa rroga. Ku dështoi Gjoka? Mbrojtësi i majtë i Vllaznisë ka humbur 6 ndeshje, prap duhet të luajë ai? Unë nëse luaj keq do dal jashtë, vetë do ja kërkoj trajnerit. Ishte Cungu dhe sa bënte një humbje e kritikonin, çfarë duhet t’i bëjmë tani Gjokës që e hodhi në të dytën? Këtij i janë plotësuat të gjithë kushtet, 2-3 ditë grumbullim para ndeshjes”.

GJOBA – “Nuk jam dakord me disa lojtarë, të paktën për dëshirën. Besoj se lojtarët se kanë as burrninë për t’i kërkuar lekët. Nëse i kërkojnë, kjo tregon që nuk kanë gjak, ndjenja për tifozët, personalitet. Në këtë situatë, unë jam i gatshëm – pavarësisht se kam kontratë me Laçin dhe do të luaj në Evropë – që nëse e shohin të nevojshëm kontributin tim, jam i gatshëm të kthehem edhe pa lek. E them me burrni dhe jo fallto. Nëse e shohin se kam forcë për ta ngjit Vllazninë në Superiore, unë jam i pari që vij”.

E ARDHMJA DHE LAÇI – “Jam në kontratë me Laçin, pas kupave të Europës duhet të flas me presidentin. Në futboll kurrë nuk i dihet. Kupa? Ishte një gabim i arbitrit pasi shihej ajo penallti. Duke parë edhe lojën, Skënderbeu vetëm në disa gjëra të vogla dominoi me ne, me ndonjë rast spontan. Loja ishte e barabartë, për të mos thënë se Laçi ishte shumë më këmbëngulës se Korça. Gjithsesi futbolli kështu është, presidenti është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Objektivi u arrit dhe besoj se idetë e tjera janë të qarta. Atje është gjithçka ‘OK’, ndihem shumë mirë, sidomos nga ana e respektit. Aty trajneri, presidenti, marrin edhe mendimin tim, nuk e kanë për ulje të më pyesin si ndihem, si është skuadra, si është gjendja, sepse vitet e eksperiencës që kam ndoshta më ndihmojnë të jap një mendim, qoftë nëse luaj, qoftë nëse nuk luaj. Në Shkodër ka munguar kjo”.

FANGAJ – “Është një lojtar i mirë, një lojtar luftarak. Unë se kam njohur me thënë të drejtën, aty e kam parë. Nganjëherë e ngacmoj sepse jemi konkurrentë për mbrojtës të djathtë. Ai i merr këshillat e mia për mirë dhe besoj se do të rritet me fjalët që i them unë. Është një lojtar luftarak, një lojtar që vrapon shumë, aq më tepër që është djalë i mirë dhe me sedër. Ka luajtur gjithë sezonin dhe ka dhënë kontributin e tij për të shkuar Laçi në Evropë”.

Sport Arena, 28 Maj

Gepostet von TV Rozafa am Montag, 28. Mai 2018

Related posts

FESTË SË BASHKU ME BASHKËSHORTET/ Lojtarët e skuadrës së njohur rrezikojnë të ndëshkohen

Delo.autor

Lazio kërkon 120 milionë për Savic/ MILANI BEFASON dhe “JOSH” me ofertën E FUNDIT

Isa.Autor

“TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT”/ vetëvritet ish-lojtari i Mançester Junajtid (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment