Futboll Sport

Nuk kanë vetëm talente por edhe eksperincë/ Belgjika pretendon Botërorin në Rusi

Nëse ka një ekip që është i mbushur me kualitet të shumta në Botëror padyshim që ajo është Belgjika. Kombëtarja europiane prej vitesh konsiderohet si një ndër më të talentuarat , por tani ky emërtim duhet të harrohet pasi lojtarët që para 4 vitesh ishin 20-21 vjeç tashmë janë pjekur dhe janë gati për hapin e madh me kombëtaren e tyre.

Belgjika nuk niset si një favorite absolute në Rusi, por pas “bllokut” Brazil, Gjermani, Spanjë, Francë dhe Argjentinë padyshim që “djajtë e kuq” janë pretendentët kryesorë. Me një trajner si Roberto Martinez i cili ka arritur të krijojë stabilitetin e munguar prej vitesh te Belgjika të gjithë mund të shpresojnë për një turne të madh të tyrin.

Emra si: Thibaut Courtois, Toby Alderweireld, Jam Vertonghen, Mousa Dembele, Kevin De Bruyne, Eden Hazard apo Romelu Lukaku janë ata që përfaqësojnë brezin e artë të Belgjikës. Ndoshta ka ardhur momenti që ky brez të bëjë diçka të madhe e ku ka më bukur se skena e Botërorit në Rusi për të shfaqur vlerat që zotëron.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ANALIZA NË BAZË TË STATISTIKAVE/ Ja cili futbollist është më i ngjashëm me Messin

Delo.autor

DITË PREZANTIMESH/ Partizani dhe Vllaznia zbulojnë trajnerët e rinj në të njëjtën orë

Delo.autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dy zëvendësime në pak minuta. Edi Reja freskon mesfushën

Delo.autor

Leave a Comment