Futboll Seria A Sport

Demetrio Albertini: Ancelotti, si Messi për Napolin

Demetrio Albertini ka besim se Carlo Ancelotti mund ta kthejë Napolin në fituesin e Scudetto-s.

Trajneri ka zëvendësuar Maurizio Sarri-n i cili ka bërë historinë si trajneri i parë që ka grumbulluar 90 pikë në Serie A pa u shpallur kampion.

“Marrja e Carlo Ancelotti-t është sikur të sjellësh në ekip Messi-n apo Ronaldo-n,” shprehet ish-ylli i Milan dhe Barcelona-s për Il Mattino.

“Ai do të sjellë balancën e duhur në një qytet që me raste duket shumë gjaknxehtë. Napoli humbi titullin sepse i mungonte balanca.

“Ata nuk ishin inferiorë ndaj Juventus, por humbën pikë gjatë rrugës dhe ata që kanë eksperiencë e dinë se ato janë pikët vendimtare në fund.

“Jam i sigurt se Carlo do ta përballojë mirë presionin dhe të mbajë të gjithë të motivuar. Ai do të sjellë ide të reja jo vetëm në fushë, por edhe në anën mediatike.

“Gjëja më e rëndësishme është se Carlo ka shkuar te Napoli për të fituar, jo thjesht për të bërë mirë.”

Related posts

“ÇMENDURI” NË SERIE A/ Atalanta shënon sërish, Belotti ngushton me asistin e Vojvodës (VIDEO)

Delo.autor

LOPETEGUI I “URITUR” PËR SUKSES/ Kemi detyrimin për të fituar gjithçka

Isa.Autor

Kroos i thumbon keq ekipet në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment