Albanian Stars Futboll Sport

Dëmtimet ndjekin Eros Grezdën, mesfushori shqiptar i Osijek: Sezoni për mua ka përfunduar

“Kisha probleme fizike para sfidës me Norvegjisë por nuk i ndjeva gjatë ndeshjes. Pas përfundimit të takimit kisha probleme të mëdha dhe ndodhi ajo që kisha frikë, mungova për një kohë të gjatë.” -Këto ishin fjalët e Eros Grezda-s pak ditë më parë në një intervistë për mediat.

 

“Kisha probleme me ligamentet në kavilje dhe rikuperimi shkoi 40 ditë. Isha në formë të mirë por kam humbur pak fuqitë. Do vazhdoj të luaj nga pak minuta deri sa të arrij formën që kisha para dëmtimit.” – Shtoi futbollisti i kombëtares shqiptare.

 

Por duket se fati nuk është me Eros Grezdën pasi dëmtimet e ndjekin atë. 22-vjeçari së fundmi ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku njofton se sezoni ka përfunduar për të me ekipin e Osijek 1 javë para përfundimit të kampionatit.

Futbollisti shqiptar ishte titullar pas shumë kohësh në sfidën që ekipi kroat luajti dje kundër Hajduk në transfertë, por në minutën e 65 ai u largua nga ndeshja.

“Sezoni ka përfunduar për mua. Një vit shumë i madh dhe me sfida shumë të bukura,”- shkruan Grezda në një postim në ‘isnta story’.

 

Related posts

Spektakël në Sochi, Spanjë – Cristiano Ronaldo 3-3… (VIDEO)

Sadik.Autor

Sherr në sallën e VAR-it, Brazili akuzon italianin Orsato

Isa.Autor

Rafael Nadal shkruan historinë, triumfi i 11-të në turneun e Montekarlos

Sadik.Autor

Leave a Comment