Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tjetër goditje e Dinamos në merkato, blutë afrojnë talentin e Superiores

Dinamo vazhdon të jetë aktive në merkato, teksa pasditen e sotme ‘’nëndetësja’’ ka zyrtarizuar afrimin e në tjetër futbollisti të Superiores sezonin e shkuar dhe ai është sulmuesi i Apolonisë, Rimal Haxhiu.

Haxhiu ishte pjesë e skuadrës fierake sezonin e shkuar ku luajti gjithsej 28 ndeshje, teksa vjen si një përforcim i rëndësishëm në radhët e bluve.

Apolonia që pas rënien në Kategorinë e Parë ka shërbyer si ‘’market’’ për disa nga skuadrat e Superiores duke transferuar disa nga lojtarët që spikatën sezonin e kaluar. 22 vjeçari ka firmosur kontratë për 1 vit me Dinamon duke iu dhënë një shans i mirë të tregojë vlerat në Superiore. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një videoprezantimi në rrjetet sociale, çka është kthyer në trend për Dinamon.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Predha e Çalhanoglu dyfishon shifrat për turqit

Delo.autor

DIVORC TË SIGURT/ Në Angli të sigurt, Man.United nxjerr në shitje Pogba

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Shënohet SUPERGOLI i parë në ndeshjen, Arabi – Brazil (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment