Futboll La Liga Sport

Dëmtimi në “El Clasico”, ja sa do të mungojë Ronaldo?

Cristiano Ronaldo pritet të mungojë një javë pas dëmtimit në kavilje por do të jetë gati për ndeshjen e fundit të La Liga-s dhe finalen e Champions League.

Ylli portugez u zëvendësua pas pushimit në El Clasico-n e së dielës pas pësoi një dëmtim në kavilje teksa shënoi golin e barazimit në Camp Nou.

Tifozët e Real Madrid ishin të frikësuar se ai nuk do të ishte gati për finalen e Champions League këtë muaj por Marca dhe Diario AS kanë raportuar se ai nuk është në rrezik.

33-vjeçari do të humbasë ndeshjet e kampionatit me Sevilla dhe Celta Vigo por ai pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Villarreal dhe për finalen e kompeticionit evropian ndaj Liverpool.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Brentford leksion Man. United, e mposht 4-3 me përmbysje! Ndalen Newcastle dhe Tottenham

F.autor

Igli Tare vendos çmimin për Milinkoviç

Q.Autor

EURO 2020/ Sensi e prish mbrëmjen e tij, njeriu i rekordeve ndëshkon Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment