Futboll Sport

Dënimet e Disiplinës, Flamurtari akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit

Klubi i Flamurtarit reagoi publikisht në lidhje me vendimet e Komisionit të Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Vlonjatët publikuan në faqen zyrtare vendimet e Disiplinës dhe shkruajtën thjesht dënimet jepen sipas dëshirës dhe nuk i qëndrojnë raporteve të tyre.

“Kur Komisioni i Disiplines nuk i merr asnjeher per baze raportet e paleve te treta dhe i jep denimet sipas deshires:
1. “Flamurtari” F.C, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në
masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.
2. Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
3. Zyrtari i “Flamurtari”F.C, Luan Bircaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
4. Zyrtari i “Flamurtari” F.C,Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18(tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në
masën 200.000 (dyqindmije leke). Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
5. Zyrtari i“Flamurtari” F.C, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18(tetëmbledhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të
Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin
përreth fushës.
6. Zyrtari i “Flamurtari” F.C ,Ardian Luka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës”, – shkruhet në publikimin e klubit të Flamurtarit.

Related posts

ZBULIMET TRONDITËSE TEK MILAN/ Përgjime të paguara nga Fassone

Delo.autor

RËNIA E PORTIERIT NGA KATI I GJASHTË/ Klubi i Partizanit del me njoftim zyrtar: Ja gjendja e Teqjes…

Delo.autor

“ZHDUKET BOMBERI” POLAK/ Ja sa minuta ka pa tentuar portën Piatek

Delo.autor

Leave a Comment