Bundesliga Futboll Sport

Dështoi te Hamburgu/ Mërgim Mavraj pritet të largohet nga futbolli Europian drejt…

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pritet që karrierën të vazhdojë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Mediat gjermane kanë raportuar se Mavraj është në negociata të avancuara me ekipin Al-Ettifaq dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Mavraj, 31-vjeçar, tek ekipi arab pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Hamburgun, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm.Mavraj prej muajit mars nuk është pjesë e ekipit të parë të Hamburgut, pasi trajneri e ka vlerësuar të panevojshëm.

Nga ajo kohë ai ka stërvitur me ekipin e amatorëve. Mavraj këtë edicion ka regjistruar 17 paraqitje në Bundesligë kurse te Hamburgu u transferua në janar të vitit të shkuar nga Kelni. Ai karrierë ka bërë edhe te Greuther Fuerthi, Bochumi e Darmstadti.

Mavraj ka edhe 38 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

 

Related posts

RAMOS NUK E RINOVOI/ Lojtarët e Realit përçahen në grupe

Delo.autor

Zhbllokon Teuta, Latif ndëshkon Kamzën me një supergol (Video)

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ 6 raste me Covid-19 te Bilbao, mes tyre edhe ylli i ekipit që e konfirmon

Delo.autor

Leave a Comment