Futboll Sport

Teuta pa objektiva drejt Laçit, kurbinasit duan fitoren për vendin e katërt

Sezoni ka mbërritur në fund dhe për shumë prej skuadrave të kampionatit java përmbyllse vlen për statistikë. Në Laç vendësit presin Teutën, por me mendjen te finalja e Kupës, edhe pse ndaj “Djemve të Detit” nevojitet fitorja për të siguruar zyrtarisht Europën.

Javën e shkuar durrsakët mbyllën me nder llogaritë e këtij kampionati falë asaj fitoreje 6-2 ndaj Lushnjës dhe në këtë transfertë shkojnë të qetë në aspektin psikologjik, me mendimin se misioni u përmbush me sukses. Megjithatë ky edicion ka treguar se dueli midis tyre nuk ka qënë i lehtë, pasi në dy fazat e para skuadrat janë ndarë në barazim, me Teutën që triumfoi në fazën e 3-të falë një goli në pozicion të dyshimtë.

Në javën e fundit mund të barazohen llogaritë e përballjeve direkte të këtij sezoni, me Laçin që ka motive më të mëdha për të fituar sesa Teuta. Trajneri Gentian Mezani do të mbajë në tonus skuadrën në vigjilje të sfidës së të dielës ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, duke rikthyer në fushë për t’i dhënë minuta mesfushorit brazilian Maicon Escuerda.

Pas festës së mbijetesës te Teuta kanë nisur të mendojnë për edicionin e ardhshëm, në mënyrë që të evitohet një ecuri si kjo aktualja. Fundi i lumtur i durrsakëve pritet të konfirmohet i tillë edhe nga kurbinasit, që urinë për fitore e kanë më të madhe, pasi objektivi ende nuk është siguruar.

Related posts

E PABESUESHME/ Duhet dalë nga kriza, Barcelona ndryshon emrin e stadiumit në këmbim të 280 milionë eurosh

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizanim, Zhbllokohet ndeshja. Mensah nuk fal nga brenda zone

Delo.autor

Presidenti që zbriti në fushë i armatosur tashmë është bërë miliarder

Sadik.Autor

Leave a Comment