Futboll Ligue 1 Sport

Dështon në Angli dhe Spanjë, ish-lojtari i Real Madrid rikthehet te PSG

Jese Rodriguez do të rikthehet te Paris Saint Germain verën e ardhshme. Lajmin e ka bërë zyrtar klubi aktual i sulmuesit spanjoll, Stoke City, me anglezët që kanë vendosur të mos aplikojnë të drejtën e blerjes që kanë për lojtarin, kjo edhe për faktin se Stoke City është shumë pranë rrëzimit në Championship pasi dy javë para fundit të Premier Leagues pozicionohet në vendin e parafundit.

Përsa i përket Jese Rodriguez i cili këtë sezon ka luajtur në formë huazimi te Stoke nga PSG, për momentin lojtari është i dëmtuar ndërkohë që me skuadrën angleze në këtë sezon ka zhvilluar në total 10 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.

Një ecuri jo shumë pozitive kjo për një futbollist i cili ka luajtur edhe me Realin e Madridit dhe për të blerë kartonin e tij nga Los Blancos, PSG shpenzoi 25 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Inter dhe Juventus kërkojnë yllin e Barcelonës…

Delo.autor

U ofendua dhe konstestua ndaj Skocisë/ Tifozat Kuq e Zi dalin në mbrojtje të Panuccit

Isa.Autor

Këto ishin momentet e dyshimta të “El Clasicos” që nuk u vrenjtën nga gjyqtarët (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment