Futboll Ligue 1 Sport

Di Maria s’e harron “gozhdën” në “Bernabéu”: Isha i nxehur dhe shumë i zhgënjyer…

Di Maria ka rishikuar sezonin e tij te PSG në një intervistë me “France Football”. Dhe atje, argjentinasi ka pranuar se zëvendësimi i tij në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ishte i vështirë për t’u asimiluar.

“Isha shumë i zhgënjyer që nuk isha në formacion, para së gjithash, sepse isha duke kaluar mirë. Isha i nxehur, sepse kisha ndjenjën se duhet të luaja, ose të paktën të hyja në një pikë të lojës, por nuk kisha mundësi”, – thotë ai. Di Maria pranon se trajneri Unai Emery nuk i ka dhënë ndonjë shpjegim. Në atë ndeshje nuk luajti asnjë minutë.

Argjentinasi i është referuar edhe të ardhmes së tij: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, futbolli është shumë i çuditshëm. Jam i lumtur këtu, por klubi duhet të sjellë lojtarë dhe për këtë duhet t’ë shesë të tjerë”.

Dy fjalë edhe për marrëdhënien e tij me Emery: “Është e mirë, gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja. Kësisoji, trajneri është i kënaqur dhe mund të bazohet tek unë kur të jetë e nevojshme”. Neymar dhe ardhja e tij në ekipin e PSG beson se ka qenë pozitive në çdo aspekt: ​​

“Ishte e rëndësishme për klubin dhe për kampionatin. Ai ka bërë që Ligue 1 të rritet edhe jashtë aspektit sportiv. E kam fjalën për marketingun. Neymar bëri një paraqitje mbresëlënëse gjashtë muaj, me Cavani, Mbappé dhe të tjerët. Më pas ai pati fatkeqësi, sepse u dëmtua, por uroj të rikthehet së shpejti”.

Shumë është thënë për atmosferën në dhomën e zhveshjes së PSG-së. Por, Di Maria thotë se ata janë të bashkuar: “Ne të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim. Duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, Ligue 1, Kupën e Francës. Champions-i? Ne i kemi lojtarët e duhur për ta fituar atë. Në vitet e fundit, kemi treguar se PSG mund të arrijë gjëra të mëdha, por kemi bërë gabime, që na çuan tek eliminimi dy herë”.

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA njofton datat për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Delo.autor

SHORTI/ Këto janë përballjet në turin e parë të Champions League (E PLOTË)

F.autor

Granit Xhaka dhuron në Kosovë fanellën e ‘shenjtë’ me të cilën i shënoi gol Serbisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment