Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Starova “qan”: Lojtarët nuk dhanë maksimumin, kishin një…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas humbjes në transfertë ndaj Flamurtarit, ku u shpreh:

“Morëm një gol të evitueshëm. Kjo na i komplikoi lojën. Kishim mundësinë tona. Një pjesë e mirë e lojtarëve titullarë nuk dhanë maksimumin. Ishim përgatitur për të dhënë maksimumin, mungoi cilësia.

Rastet i kishim. Flamurtari u mbrojt me shumë forca. Duhej një alternim i lojës nga krahët. Nuk ishim siç kemi qenë në  përgjithësi në transfertë, si ndeshjet e tjera. Na vjen keq. Duhet të marrim pikët tona në ndeshjet e mbetura dhe të bëjmë llogaritë tona.

Makthi i transfertave. A ju ka vënë në gjumë fakti se Flamurtari dhe Skënderbeu janë jashtë Europës?

Ne e kishim mundësinë në Tiranë me Partizanin. Skuadra ka luajtur mirë me mundësitë që ka pasur. Në qoftë se do kishim pikën me Kukësin dhe fitoren me Partizani do ishte një situatë ndryshe. Kemi qenë aty aty me skuadrat. Kemi qenë njëcik edhe të pafat.

Flamurtari ishte pa presion ditën e sotme, nuk kishte se çfarë të humbiste. E dinim shumë mirë që kishim një finale të parakohshme.

Në kushtet kur ne 3 pikët i kishim “flori” nuk ka sens nënvlerësimi. Kishin një motiv për të na kundërshtuar ne, qoftë dhe për një ambicie vendi”, u shpreh Starova.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË U-17/ Historike për akademinë që përfaqëson qytezën, shkojnë në finale

Delo.autor

KONFERENCA PËR VENDIMIN E “CAS”/ Presidenti i klubit Takaj: Nëse do të ishim një shtet i madh, nuk do…

Delo.autor

Zielinski, gati rinovimi deri në vitin 2022 me Napolin

Sadik.Autor

Leave a Comment