Futboll Sport

Dalipi: Nuk jam tradhtuar, sot fitoi Teuta

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi u shfaq i dëshpëruar për humbjen ndaj Teutës, por mohoi të pranojë mungesën e mobilizimit. Ai tha se kjo ishte një ndeshje e fituar nga Teuta, ndërsa te të kuqtë ndikoi edhe barazimi në Lushnjë.

Një tjetër lojë dhe rezultat zhgënjyes… Ç’po ndodh me Partizanin?
Vinim pas një ndeshjeje mjaft të dobët ndaj Lushnjës dhe punuam shumë gjatë gjithë javës për takimin e sotëm. Nuk e filluam keq, madje morëm edhe avantazhin, por pas këtij momenti lëshuam disi dhe ramë pre edhe e motivimit të lartë të kundërshtarit. Vuajtëm shumë me topat e dytë, të cilët i humbëm shpesh. Besoj që trysnia psikologjike e atij barazimi në Lushnjë, u ndje edhe sot.

U ndjetë i tradhtuar?
Nuk besoj se u tradhtova, por Teuta e interpretoi shumë më mirë takimin, duke shfaqur grintë të lartë dhe mobilizim maksimal. Jemi ende brenda objektivit dhe duhet të fillojmë punën për një transfertë të vështirë si ajo ndaj Luftëtarit, ku do të kërkojmë deri në fund të marrim maksimumin.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Në Argjentinë zbulojnë të ardhmen e Messi-t, shumë shpejt vjen firma

Delo.autor

“Tërmet” te Argjentina, Sampaoli akuzohet për ngacmim seksual, rrezikon…

Sadik.Autor

SPEKTAKOLARE/ RONALDO takohet për herë të parë me tifozët e JUVENTUSIT… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment