Futboll Sport

Diego Costa çon Atletico në finalen e Europa League

Atletico Madrid ka fituar 1-0 ndaj Arsenal në “Wanda Metropolitano” dhe është kualifikuar për në finalen e Europa League me rezultatin përgjithshëm 2-1, e cila do të luhet në Lion.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Diego Costa shënoi vendimtar për Atletico. Sulmuesi spanjoll tundi rrjetën pas pasimit të marrë nga Antonie Griezmann dhe ky ishte goli i tij i katërt në shtatë ndeshje të luajtura kundër “topçinjve” në karrierën e tij.

Atletico Madrid nuk kishte trajnerin Diego Simeone, si pasojë e skualifikimit për përjashtimin nga fusha në ndeshjen e Londrës, ndaj ky eliminim do të thotë se Arsene Wenger i mbyll 22 vitet në stolin e “topçinjve” pa asnjë trofe në Europë.

Për të parë videon kikoni në linkun e mëposhtëm:

https://twitter.com/D9INESports/status/992133181271719936/video/1

Related posts

RIKTHEHET GJIMSHITI/ Mbrojtësi shqiptar në dispozicion të Atalantës

F.autor

SUKER MERR VENDIMIN/ Legjenda e futbollit kroat largohet pas 9 vitesh nga posti i madh, ja motivi…

Delo.autor

I KUSHTOI GJERMANISË ELEMINIMIN/ UEFA pranon gabimin e gjyqtarit Tejlor dhe VAR

F.autor

Leave a Comment