Futboll Sport

TRONDITSE/ “Virgjërinë e humba kur më përdhunoi një futbollist i famshëm i Lazios”

Aktorja 90-vjeçare, Gina Lollobrigida ka rrëfyer një “peng” të së shkuarës, kur në moshën 18-vjeçare është përdhunuar nga një ish-futbollist i famshëm i Lazios.
Lajmi i bujshëm është raportuar këtë të enjte nga e përditshmja italiane “Libero”. Ata të dy kishin nisur një marrëdhënie, e më pas u ndanë.

Lollobrigida kishte pranuar asokohe një ftesë për një festë të organizuar nga futbollisti, por kishte mbetur e habitur kur nuk kishte parë askënd tjetër, veç ish-të dashurit të saj, që e kishte siguruar se të tjerët do të vinin shumë shpejt.

Ndërkohë, ai i kishte ofruar për të pirë dhe më pas nuk mban mend çfarë ka ndodhur, vetëm se kur ishte zgjuar e kishte parë veten tërësisht të zhveshur.

“Turpin e kam mbajtur përbrenda, edhe pse kishte një peshë të rëndë. Ndihesha e shkatërruar, por shumë shpejt do të martohesha me burrin tim për të kaluar traumën, e jo se isha e dashuruar vërtet me të. Isha e hutuar për disa ditë me radhë. Pak nga pak nisa të kuptoja se atë natë isha dhunuar seksualisht. Ishte një vendim që doja ta injoroja e të mos e besoja. Doja ta harroja më mirë për të ecur përpara. Me atë humba virgjërinë”.

Related posts

Mbyllet merkato e janarit, disa lojtarë të njohur kanë mbetur pa ekip

Q.Autor

SPECIALE/ Kriza e Real Madrid, fati i “Los Blancos” në duart e talentit

Delo.autor

THUAJSE E KRYER/ Lojtari largohet nga Inter pas 4 sezonesh dhe do firmosë me klubin tjetër të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment