Futboll Premier League Sport

HUMBI NDJENJAT KUR PO NDIQTE MAKINËN E SALAH/ Ylli i Livepool i bën një surprizë djaloshit (FOTO)

Mohamed Salah po largohej me makinë nga qendra stërvitore në Melwood, kur dy fëmijë të vegjël iu ngjitën nga pas dhe filluan të vraponin për ta parë sadopak yllin e Liverpulit.

Duke qenë se vëmendja ishte e gjitha e fokusuar te idhulli i skuadrës së tyre, njëri prej fëmijëve harroi të shikonte para, dhe u përplas me një nga shtyllat e dritave anash rrugës, duke mbetur pa ndjenja.

Kjo situatë nuk shpëtoi pa u dalluar nga Salah, i cili menjëherë ndali makinë dhe u afrua te djaloshi për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull. 11-vjeçari theu hundën, megjithatë dhimbjet kaluan në plan të dytë, pasi në fund gjithçka ia vlejti teksa takoi nga afër heroin e tij duke bërë edhe shumë foto për kujtim.

Në një intervistë të marrë, një prej familjarëve të fëmijëve u shprehë shumë i lumtur me gjestin Salah. “”Mo me të vërtetë është një njeri i lartë. Nuk ishte e nevojëshme që ai të ndalte makinën, ne i jemi shumë mirënjohës që ai e bëri. ”

Related posts

BAYERN PERFEKT NË CHAMPIONS/ Por Nagelsmann nuk feston. Mbappe: Mund t’i bëjmë keq

F.autor

Salzburg-Lazio, kjo ndeshje premton gola

Sadik.Autor

SKANDALOZE! E pabesueshme se çfarë humbet Ronaldo ndaj Lecces (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment