Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool zbarkon në Kiev, shtohen “ethet” e finales… (FOTO)

Liverpool mbërriti në Kiev, në hapat e fundit të përgatitjeve për finalen e madhe të Champions League, që do të luhet të shtunën kundër Real Madrid. Ekipi i Klopp u duk me moralin e lartë teksa shkeli në tokën e kryeqytetit ukrainas, ku u prit nga tifozë të këtij ekipi. Nëse fitojnë ndaj Real, për “të kuqtë” do të jetë suksesi i gjashtë në Ligën e Kampioneve.

Ekipi u nis nga aeroporti “John Lennon” në Liverpool dhe lojtarët nuk dukeshin nervozë. Ata u stërvitën në Melwood, përpara se të fluturonin për në Kiev, ku do të stërviten të premten pasdite, në seancën e fundit të këtij sezoni, rreth 24 orë pas sfidës së madhe ndaj Real.

Edhe Emre Can, që është i dëmtuar prej 65 ditësh, ishte i përfshirë në listën e 24 lojtarëve që Klopp ka marrë me vete. Can nuk ka rinovuar kontratën dhe këto do të jenë ditët e tij të fundit me Liverpool, megjithatë Klopp duket se do t’i jap mundësinë të marrë medaljen e kampionit, nëse Liverpool mposht Real.

Mes lojtarëve të Liverpool janë edhe ata nga U-19 Curtis Jones, Nat Phillips dhe Rafael Camacho. Të kuqtë do të stërviten në “Olimpiyskiy Stadium”, të premten në mbrëmje, pak orë pas konferencës së Jurgen Klopp.

Related posts

KOMENT/ Topi i Artë luhet në aksin Kiev – Moskë. Messi, Ronaldo apo Salah?

Sadik.Autor

VIDEO/ Brazili “poker” Koresë së Jugut, tani Seleçao përballet në çerekfinale me Kroacinë

F.autor

INTER NË KRYE TË SERIE A/ Jo vetëm Lautaro, ja mesfushori që i dhuroi fitoren “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment