Gossip Sport

“Djemtë nuk luajnë dhe kjo ma thyen zemrën”, Beckham-it futbollin ai trashëgon vajza (FOTO)

David Beckam, ish-futbollist i shumë skuadrave me emër si Manchster United, Real Madrid e Milan, në një intervistë të fundit është shfaqur zemërthyer. Anglezi i cili ka tre djem pohon se asnjëri prej tyre nuk e pëlqen futbollin, por është vazja e tij, Harper, ajo e cila duket se do të trashëgojë profesionin e të atit.

 

43-vjeçari për “The Graham Norton Show në BBC” ka zbuluar: “Haprer luan çdo të dielë dhe e adhuron. Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, ka thënë Beckham.

 

Djali i madh i tij, Brooklyn, është një fotograf i shkëlqyer, ndërsa Romeo shfaqet si një lojtar tenisi. Ndërsa Victoria, bashkëshortja e tij ka postuar në rrjetet sociale 13-vjeçarin Cruz, duke treguar talentin e tij në këngë.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mesfushori Aleksi: Jemi fituesit në fuqi të Kupës, ja pse besoj te mbyllja perfekte e sezonit

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një harkimi nga Kimmich, Gosens ndëshkon me kokë Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Flamurtari transferon sulmuesin nga Seria A, vlonjatët bëhen të frikshëm në emra

F.autor

Leave a Comment