Futboll Sport

Dokumenti/ As milionat e çmendura nuk e shpëtuan Vllazninë

“Kjo që ndodh në Shkodër nuk ndodh askund tjetër”, kështu shprehej mes të tjerash Ernest Gjoka në konferencë për shtyp para njërës prej ndeshjeve të Superiores. Publikimi i pagave të stafit dhe futbollistëve nuk u prit mirë nga ish-trajneri i shkodranëve, ndërkohë që sot Vllaznia ka rënë nga Superiorja. Por nëse shikon pagat – prej kohësh është publikuar një dokument – që merrnin futbollistët, është me të vërtetë për të ardhur keq që është shpenzuar kaq shumë për një sezon që do të mbetet njollë për Vllazninë.

Nuk është hera e parë që Vllaznina bie në të Parën, por kjo nuk pritej. Të kesh lojtarë që marrin rreth 6 milionë lekë në muaj, sikurse ndodhte me Orelesi-n dhe Edon Hasanin, apo futbollistë si Vucaj, Lika që marrin rreth 4 milionë, por edhe elementë si Tafili e Bardulla që përfitojnë rreth 3 milionë, me të vërtetë të vjen keq për rezultatet. Sikurse edhe kuptohet, nuk është çështje parash, pasi lojtarët me Vllazninë kanë nënshkruar kontrata të kënaqshme financiarisht, por sërish ka pasur dështim.

Se kush e ka fajin, një Zot e di, pasi në Superiore janë disa klubet që kanë shpenzuar më pak, por në fund kanë marrë rezultate mjaft të mira. Shembulli janë Laçi dhe Luftëtari, që jo vetëm kanë siguruar qëndrimin në elitë, por kanë arritur edhe të garantojnë pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Bashkia e Shkodres, sikurse shihet ço vit, lëvron miliona, por në fund rezultatet pozitive nuk duken askund.

 

Related posts

FLET ISH-KAPITENI I BARCELONËS/ Puyol befason: Ai është një lojtar shumë i dashur, por donte…

Delo.autor

BUZËQESH BARCELONA/ Sulmuesi i gatshëm për teknikun Koeman

Delo.autor

E PABESUSHME/ Lëvizje dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e mesfushorit Rapo në Kosovë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment