Futboll Sport

Gjiganti turk ”fiksohet” pas sulmuesit shqiptar, gati milionat

Galatasaray u shpall kampion në Turqi dhe do të marrë pjesë në grupet e Champions League, çka u sjell përfitime financiarisht turqve, të cilët po mendojnë ta përforcojnë ekipin me emra të rëndësishëm. Në mediat turke po lakohet shumë emri i Xherdan Shaqirit, sulmuesit anësor të Stoke City, që nuk ia doli të qëndronte në Premier League. Për të mbërritur te lojtari nga Gjilani shërben një klauzolë në kontratën e tij.

Turqit duhet të paguajnë shumën e 14.5 milionë eurove për ta bërë tyrin futbollistin e Zvicrës. Në fakt Shaqiri ka plane të tjera dhe dëshiron të luajë në një kampionat më të fortë. Gjithsesi në lidhje me të ardhmen ai pritet që të vendosë para nisjes së Botërorit “Rusi 2018”. Sikurse raportohet në mediat britanike, janë tre klube në Angli që interesohen për të. Tottenham, Everton dhe Southampton duan shërbimet e 26-vjeçarit, që ka mbyllur një sezon të suksesshëm në aspektin personal.

Shaqiri mbylli sezonin e tretë me Stoke City dhe këtë kampionat luajti në 36 takime si titullar, një rekord për të. Sulmuesi anësor arriti të shënojë 8 gola, një shifër e lartë. Më shumë ka realizuar vetëm te Basel në Zvicër në sezonin 2011-2012, por edhe atëherë shënoi vetëm një gol më shumë. Futbollisti shqiptar ka dhënë gjithashtu edhe gjashtë asiste, duke përmbyllur kështu një sezon të suksesshëm, që i ka sjellë edhe oferta të rëndësishme në tavolinë. Për të në janar pati interesim edhe nga Seria A, me Romën që këmbënguli më shumë.

Related posts

SOT PËRBALLJA ME HUNGARINË/ Ja REKORDI që thyen Cristiano Ronaldo në “Euro 2020”

F.autor

EURO 2023/ Sylvinho viziton Kombëtaren U-17 në stërvitjen e parë. Shpuza & Marinaj shpalosin objektivat e Shqipërisë

F.autor

VITET PËR TË JANË THJESHT NUMRA/ Shikoni spektaklin e RONALDOS në 2018-të (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment