Futboll Seria A Sport

Donnarumma-Milan, ja çfarë pritet të ndodhi mes portierit dhe klubit “kuqezi”

Gigio Donnarumma është një çështje te Milani. Talenti që mbron kuadratin e kuqezinjve gjatë gjithë kohësh përfshihet nga zërat e merkatos dhe nuk ka qenë i qetë, gjë që është reflektuar edhe në fushën e blertë. Edhe nga ana e tifozëve ka pasur një qëndrim që ia vështirëson eksperiencën e tij te Milani. PSG është klubi që është përfolur kohët e fundit për të përfituar shërbimet e portierit, por së fundmi ka pasur zhvillimet të tjera.

Francezët po tentojnë të nënshkruajnë për dy vite me Buffon, çka bën që gjithçka të marrë tjetër rrjedhë. Prej kohësh është thënë se e ardhmja e Donnarumma-s varet nga arritja e objektivit Champions League dhe Milani mund të jetë i detyruar ta shesë. Duke parë se si po shkojnë gjërat, mungesën e qetësisë tek i riu, kontestimet e tifozëve, por edhe gabimet që po bën, ndoshta do të ishte lëvizja e duhur për të dyja palët.

Sikurse raportohet në mediat italiane, Gabriel dhe Plizzari do të rikthehen te Milani, ndërkohë që është arritur marrëveshja edhe me Pepe Reina, ndaj rrezikohet të krijohet një situatë e padëshirueshme. Por ka edhe një problem tjetër: momentalisht është e vështirë të gjesh një klub të gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për shërbimet e Donnarumma-s. Kuqezinjtë duket se nuk heqin dorë nga ajo shifër. Duhet pritur nëse Chelsea, Liverpool apo Real Madrid do tentojnë ndonjë sulm për portierin e kuqezinjve. Raiola prej kohësh po punon për transferimin e tij dhe po bën çmos t’i gjejë një klub që të luftojë për trofe.

Related posts

IRONIA E KRYEMINISTRIT/ Mbyllja e basteve sportive, RAMA: Do shpëtojnë tifozët e INTERIT…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Inter në “San Siro” dhe i falet golit të Rodrygos

Delo.autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL/ Goditje e madhe për “Kuqezinjtë”, ylli Ibrahimovic dëmtohet sërish. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment