Formula 1 Sport

“Karikohet” Ricciardo, Red Bull është gati për të surprizuar në garën e Monakos

Ai nxit pritshmërmitë për Monakon, një nga cirkuitet më interesant të Kampionatit Botëror të Formula 1 dhe një nga më të preferuarit e Red Bull. “Monako është gara ime e preferuar e vitit, sepse krijon më shumë adrenalinë dhe eksitim” – tregon për F1i Ricciardo.

“Cirkuiti është i çmendur, nuk dua të them se ne nuk duhet të nxitojmë makinën, është gjëja më e mirë ndonjëherë, por është e çmendur të mendojmë se po ecim në rrugë aq afër mureve ashtu siç bëjmë. E dua gjithë atmosferën, ka shumë intensitet, rreziku dhe shpërblimi janë më të mirët e vitit, por gjithashtu shpresoj që të fitoj një shpërblim”.

Në fakt, në të kaluarën “Honey Badger” ka pasur fat të keq në Monako. Në vitin 2016, Ricciardo do të fitonte, por një gabim në ‘pit stop’ nga mekanikët e Red Bull e ndali atë në momentin më të bukur. “Fundi i sektorit të dytë dhe fillimi i tretë janë të preferuarit e mi. Gjëja inkurajuese në Barcelonë është se ne kemi qenë të shpejtë në sektorin e tretë dhe kjo ndoshta është më e ngjashme me Monakon, kështu që shpresoj të tregoj atë që mund të bëjmë”.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KATAR/ Shënon mes kundërshtarëve të përgjumur, ish-sulmuesi i Laçit ndëshkon skuadrës Xavit (VIDEO)

Delo.autor

STRINIC po përballet me problemet në zemër, NAPOLI jep mesazh PREKËS (FOTO)

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Teuta konfirmon stafin e ri, Hasanbelliu i beson pankinën…

Delo.autor

Leave a Comment